Buzëqesh & e gjithë bota do të të buzëqeshë mbrapsht

BUZËQESH & E GJITHË BOTA DO TË TË BUZËQESHË MBRAPSHT

Një mënyrë e thjeshtë për të ndriçuar ditën tënde.

Një buzëqeshje. Me shumë mundësi xhesti më i fuqishëm në planetin tonë. Nuk kushton asgjë dhe i ndriçon ditën si personit që buzëqesh ashtu dhe atij që e merr buzëqeshjen. Një buzëqeshje thyen tensionin, i thotë njerëzve diçka për atë që ti je, si po ndihesh dhe i bën të ndihen rehat.

E shikon, një buzëqeshje nga një i panjohur apo një njeri i dashur pohon se na duan dhe na vlerësojnë. Sipas një fjale të urtë, duhen dyzetë e tre muskuj pë t’u vrenjtur dhe vetëm shtatëmbëdhjetë për të buzëqeshur– pra buzëqeshja është dhe ekonomike!

Buzëqeshja të bën më tërheqës

I famshmi Charles Gourdy ka thënë; “Një buzëqeshje është një mënyrë për të përmirësuar pamjen pa kosto!” Thjesht, të tjerët na duken më tërheqës kur janë të veshur me një buzëqeshje. Mendo dikë që njeh kur nuk është në humor të mirë, kur është i mërzitur, i stresuar apo me nerva. Sa tërheqës të duket? Tani imagjinoje të njëjtin person tek mban një buzëqeshje të madhe në fytyrë. E vure re diferencën?!

Buzëqeshja është ngjitëse

Buzëqeshja është diçka që nuk mund të injorohet. Buzëqeshi botës dhe bota do të të përgjigjet me një buzëqeshje. Do t’u ndiçojë ditën njerëzve që të rrethojnë dhe do t’u ndryshojë jetën… thjesht duke buzëqeshur!

Sa herë buzëqesh, ti lë një shenjë!

Rrudhat kanë një reputacion të keq. Gjithësesi, nëse i konsiderojmë si shenja të përhershme të ndjesive tona emocionale përgjatë gjithë jetës tonë, mund të jemi më pozitiv ndaj tyre. Buzëqeshja lë shenja permanente lumturie dhe kur më vonë të mendosh për to, do të buzëqeshësh automatikisht!

Buzëqeshja të bën të ndihesh mirë

Buzëqeshja çliron serotoninën – një neurotransmetues që prodhon ndjesi lumturie dhe të të ndjerit mire. Është si një rreth lumturie. Buzëqesh dhe do të ndihesh i lumtur, ndihu i lumtur dhe buzëqesh! Edhe kur nuk ndihesh shumë mire, provo të buzëqeshësh dhe shiko se si do të ndihesh.

Buzëqeshja të ndihmon të ndërtosh marrëdhënie më të mira, më shpejt

Buzëqeshja ësht përbërësi kyç për të lënë një përshtypje të mire që në fillim. Buzëqeshja, kur takon një person për herë të parë, i tregon këtij personi se jeni mirëpritës, i hapur dhe pozitiv. Dhe nëse do të mos harrohesh lehtë, një buzëqeshje sjell rezultat të sigurt.

Pra, pavarësisht si je me humorin tani, pse jo të mos marrësh një herë frymë thellë, të relaksohesh, të jesh pozitiv dhe thjesht të buzëqeshësh! Vetëm gjëra të mira mund të vijnë prej kësaj! 🙂

Coming together in Vienna

Vienna, the birthplace of Tranquini, recently played host to an event for Tranquini?s investors, partners and team members.

Some 120 people from 28 countries attended the conference and heard first-hand about our philosophy, current results and future direction, as well marketing and communications plans designed to maximise Tranquini?s exposure in current and new markets.