Rëndësia e qetësisë

RËNDËSIA E QETËSISË

Në ditët e sotme, ku në çdo sekonde të ditës nxitojmë, të gjesh kohë për të qëndruar në heshtje, pa levizur është një sfidë e vërtetë. Pritet që ti të jesh aktiv 24 orë në ditë kudo;në punë, me familjen, miqtë, miqtë e miqve, në emaile, në mediat sociale dhe në grupet e mesazheve (ku të shtojnë pa dëshirën tënde). Të duhet të gjesh kohë për të bërë pazar, të pastrosh, të shkosh te dentisti, të ndjekësh një kurs pas pune, dhe kështu lista vazhdon dhe vazhdon. Nuk ka kohë për të humbur dhe kjo është arsyeja pse ti duhet të gjesh kohë për të qëndruar pak pa lëvizur dhe të meditosh.

Tim Ferris, autori i të shumë- shiturit “Java me 4 orë punë” dhe drejtuesi i transmetimeve Tim Ferris, ka intervistuar me mijëra njerëz të suksesshëm nga të gjitha fushat e jetës dhe të gjithë llojet e industrive. Ferris zbuloi se “të paktën 80 % e njerëzve që kishte intervistuar kishin rezervuar në rutinën e tyre pak kohë për të qëndruar në qetësi, pa lëvizur dhe për të medituar.” Joga, sipas Ferris, ishte mënyra më e mirë dhe më e përdorura nga njerëzit e famshëm për të qetësuar mendjen, trupin, për t’u përqendruar te frymëmarrja dhe për të larguar stresin e panevojshëm.

Me këtë në mendje, kemi përgatitur për ty një listë me 5 praktikues joge që na tregojnë se si joga është bërë çelësi i suksesit të tyre. 

Beyoncé – Këngëtare

Nëse do të “drejtosh botën” si Beyoncé, atëherë bëj siç bën ajo. Ylli i popit është një praktikuese e njohur e jogës dhe e përfshin atë në rutinën e saj të stërvitjes çdo javë. Ajo thotë se joga është mënyra më e mirë për “t’u çliruar nga stresi dhe për t’u shtendosur.” Evidencë e gjallë e këtij pohimi janë performancat e saj live dhe videoklipet e shumta.

Richard Branson – Biznesmen dhe filantropist

Nuk është aspak çudi që njeriu që qëndron pas rrjetit të palestrave Active të promovojë të qënurin aktiv si çelësin e suksesit të tij. Branson shkroi në blogun e tij se “Joga është mënyra më e lehtë për të qënë aktivë, por gjithashtu edhe ajo më relaksuesja dhe më e frytshmja.” Veç kësaj, ai ishte i pari që hodhi idenë e “jogës gjatë fluturimit me avion” duke i bërë udhëtimet e gjata e të lodhshme shumë më zbavitëse.

Ellen Degeneres – Prezantuese

Ellen Degeneres i dedikon të qënurit dhe të ndjerit kaq e re praktikimit të meditimit, të ushqyerit shëndetshëm (Ellen është mes të tjerash vegane) dhe jogës. Gruaja me më shumë humor ne historinë e televizionit e fillon ditën e saj me 60 – 90 minuta joga për t’u qetësuar para se të fillojë ditën e saj të ngjeshur me punë. Sapo mendja e saj çlirohet nga gjithë ajo rrëmujë e panevojshme, ajo mund të përqendrohet në atë çfarë ka vërtetë rëndësi- t’i bëj njerëzit të qeshin.

Giselle Bündchen – Supermodele

Gisele Bündchen është modelja më e famshme në botë. Këtë ajo nuk e ka arritur pa shumë punë. Ajo i dedikon të paktën 1 orë në ditë stërvitjes, ku integron jogën Anusara – një formë e stilit të lirë të jogës- si një nga aktivitetet e saj të preferuara që e ndihmon të mbajë në formë fizikun e saj mahnitës dhe të ruajë qetësinë dhe balancën psikologjike.

David and Victoria Beckham – Futbollist dhe yll popi e shëndërruar në një dizajner

Çifti i famshëm parapëlqen të praktikojë jogën së bashku. Ata ndjekin kurse të jogës për çifte të paktën dy herë në javë, gjë që është jo e lehtë duke pasur parasysh axhendën e tyre të ngjeshur. Joga në çift është një eksperiencë shumë intime ku çifti duhet të mësojë të veprojë si një trup i vetëm. Duhet të ushtrohet, të marrë frymë dhe të lëvizë si të jetë një. Ata e filluan kursin para një viti dhe është e mrekullueshme sa të sinkronizuar janë me njëri- tjetrin sot.

Prandaj nëse po kërkon të lidhesh me partnerin si çifti Beckham apo thjesht dëshiron të gjesh pak kohë për të qëndruar vetëm, në qetësi mes axhendën tënde të tejmbushur, bëje jogën pjesë të rutinës tënde javore dhe shto një kanaçe Tranquini në çdo praktikë.

Një portret i qetë

NJË PORTRET I QETË

Në thellësinë prej 100 metrash nën nivelin e detit është pothuaj plotësisht errësirë. Presioni që ushtrohet mbi trupin tënd është 13 herë më i lartë se në nivelin e detit. Është tmerrësisht ftohtë. Je të paktën një minutë e gjysëm not larg sipërfaqes dhe je thuajse pa frymë. Mushkëritë e tua duhet të jenë forcuar për të mbrojtur kraharorin nga shtypja, si dhe sepse ke shumë pak ajër në mushkëri që të shtyn drejt sipërfaqes. Të duhet të sforcohesh dyfish për të dalë në sipërfaqe. Duket si një mankth apo jo? Epo, jo për shijet e Guillaume Nery, zhytësin e thellësive me famë botërore, që këtë eksperience e përshkruan si një eksperiencë të mrekullueshme.

Nën sipërfaqe, nën këtë presion, instikti natyral është të luftosh, rezistosh dhe të mundohesh të dalësh në lart, por sipas Nery-t, që vazhdimisht thyen limitin e prej 100 metra thellësi, duhet të bësh plotësisht të kundërtën. Duhet të relaksohesh dhe të bindësh veten që të qëndrosh i qetë.

Në ndryshim nga sportet ekstreme, që kërkojnë adrenalinë, zhytja kërkon një relaks total të mendjes dhe trupit. Sipas Nery-t: “duhet t’i thuash vetes se natyra është më e fortë se ty. Duhet ta lësh ujin të të shtypë. Unë e pranoj presionin dhe bëhem një me të.”

Ai gjithashtu thotë se është shumë e rëndësishme që të qëndrosh pozitiv dhe të mos lejosh mendimet e tua të të shpërqendrojnë, në të kundërt paniku do të të mbërthehje dhe do të të çmendë. Është shumë e rëndësishme të përqendrohesh në të tashmen dhe të merresh me gjërat që janë në dorën tënde, jo me ato që nuk mund të kontrollosh. “Mos e shiko kurrë sipërfaqen, as me sy dhe as me mendje,” thotë Nery.

Një element shumë i rëndësishëm gjatë zhytjes është frymëmarrja. Nëse fokusohesh tek kjo e ke edhe më të thjeshtë të qëndrosh i qetë dhe të shijosh momentin duke eksploruar universin nën ujë që shumë pak kanë fatin ta shohin. 

Duke aplikuar teknikat e lartëpërmendura për mendjen, Nery dhe të tjerë zhytës si ai, kanë mundur të notojnë në thellësi të tilla që mjekët dhe fizikatët i kanë klasifikuar si të paarritshme. Ky sport vazhdon të provojë fuqinë e paimagjinueshme të mendjes.

Prandaj, herën tjetër që do fillojë të të zërë paniku para një prezantimi të rëndësishëm apo para një provimi, mos harro të marrësh frymë thellë, të relaksohesh, të qëndrosh i qetë në të tashmen dhe të pish një Tranquini. Do të surprizohesh me veten nga gjërat që mund të arrish në këtë mënyrë.