PESË ZAKONE TË NJERËZVE TË SUKSESSHËM

PESË ZAKONE TË NJERËZVE TË SUKSESSHËM

Autori Jonathan Franzen shkroi pjesë të ndryshme të novelës fituese të disa çmimeve titulluar “Korrigjimet” duke mbajtur kufje, pambukë veshësh dhe sytë e lidhur, në mënyrë që të përqendrohej më mirë. Artisti anglez Francis Bacon parapëlqente të punonte pasi kishte pirë gjithë natën sepse sipas tij “mendja e tij mbushej me energji dhe mund të mendonte shumë qartë”. Benjamin Franklin zakonisht bënte “banjo ajërosëse”, çfarë përfshinte heqjen e rrobave dhe hapjen e gjithë dyerve dhe dritareve për t’u freskuar.

Shumë njerëz të suksesshëm kanë disa zakone që i ndihmojnë ata me produktivitetin e tyre dhe ndërkohë që disa janë më të çditshme se disa të tjera, shumë nga këto zakone mbartin një sens logjik.

Për shembull, ekziston një bindje e përgjithshme se për të qënë i suksesshëm një njeri duhet të punojë pafund, shpesh edhe nëse kjo i kushton dështimin e marrëdhënieve me njerëz të dashur, humbjen e kohës personale dhe gjumit. Por nëse do të flisnim me njerëz të suksesshëm do të kuptonim sa e gabuar është kjo bindje dhe se sa e rëndësishme është të flesh mjaftueshëm, të kalosh kohë me familjen dhe miqtë, si dhe, të largohesh nga gjithçka për të kaluar pak kohë vetëm.

Ne tek Tranquini besojmë tek një stil jetese i shëndetshëm dhe i mirëbalancuar që të lejon të punosh shumë dhe ne kemi gjetur pesë njerëz të suksesshëm që ndajnë të njëjtin mendim me ne. Lexo më poshtë dhe inspirohu. 

Qëndro gjithmonë optimist – Elon Musk – Tesla

CEO i Tesla, Space X dhe themeluesi i PayPal është përballur me shumë pengesa përgjatë karrierës së tij, siç janë kundërshtimet nga industritë përkatëse se makinat elektrike janë jo praktike, se banking nëpërjet internetit është i pamundur dhe se ai nuk do të jetonte më kur njeriu i parë të shkelte në Mars. Gjithësesi, pavarësisht gjithë kundërshtimeve, Musk vazhdoi të mundte gjithë këto parashikime jo-optimiste dhe provoi të kundërtën. Arsyeja kryesore- ai është një optimist i bindur. Ai e ka bërë zakon të gjejë gjithmonë një mënyrë për t’i bërë gjërat të funksionojnë veçanërsiht ato gjëra që ishin konsideruar të pamundura derisa ai i realizoi. Sipas tij: “Nëse çohesh në mëngjes dhe mendon se e ardhmja do të sjellë diçka më të mirë, atëherë ajo do të jetë një ditë e bukur. Në të kundërt, nuk do të jetë.”

Rreziko – Beyonce Knowles – Këngëtare

Beyonce e ka bërë zakon të rrëmbejë çdo mundësi që i jepet edhe sikur të paraqesë një risk të lartë apo një mundësi dështimi. “Unë nuk do të mundem kurrë të jem e sigurtë.”, thotë ajo, “Unë gjithmonë mundohem të shkoj kundër rrymës. Sapo arrij diçka, unë thjesht i vendos vetes një tjetër qëllim. Kjo është edhe mënyra si kam arritur deri këtu.” Njerëzit e suksesshëm marrin përsipër riskun në situatat kur të tjerët do të ngurronin. Edhe sikur të mos kenë sukses herën e parë, është aftësia e tyre për të mësuar nga gabimet e tyre dhe të ecin një hap mbrapsht ajo çka i bën ata të suksesshëm në afatgjatë.

Lexo, lexo, lexo – Mark Zuckerberg

Në 2015, CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg vendosi të lexonte një libër çdo dy javë. Bill Gates lexon një libër në ditë ndërkohë që njëshi i biznesit amerikan Warren Buffet i dedikon 80 % të ditës së tij leximit. Njerëz të suksesshëm të të gjitha fushave janë dalluar gjithmonë për faktin se lexojnë shumë dhe mbi të gjitha se ata janë shumë selektivë mbi çfarë lexojnë, duke mos i preferuar trillerat dhe duke u fokusuar te librat edukues, si dhe te biografitë e njerëzve të tjerë të suksesshëm.

Qëndro aktiv – Barack Obama

Barack Obama ka një regjim strikt stërvitjeje 45 minutësh, 6 ditë në javë, të cilin e mbajti përgjatë të dy mandateve të tij si president. Regjim ky që përfshinte ushtrime kardiovaskulare dhe ngritje peshash. Ai gjithshtu është njohur gjithmonë si një frekuentues i rregullt i fushave të basketbollit të një sërë ndërtesave federale nëpër Uashington. Redaktorja e njohur Anna Wintour luan një orë tenis çdo ditë para pune. Richard Branson bën sërf rregullisht ndërkohë që Jennifer Aniston bën joga çdo mëngjes. Njerëzit e suksesshëm kanë kuptuar se për të pasur një mendje aktive duhet të ushtrohesh rregullisht.

Praktikohu të mos lëvizësh– Oprah Winfrey- Prezantuese

Oprah Winfrey praktikon çdo ditë për 20 minuta një teknikë meditimi përgjatë të cilës nuk duhet të lëvizësh. Ajo thotë: “Ajo çfarë dua të bëj çdo ditë është të vendos veten time në qendër të vëmendjes time për pak minuta. Ndihem shumë më mire pasi kam bërë këtë.” Shkenca ka treguar se meditimi redukton stresin dhe rrit produktivitetin, dhe po praktikohet gjithmonë e nga më shumë njerëz duke përfshirë Jeff Weiner (CEO i Linkedin), Russell Simmons (CEO i Def Jam Records) dhe Lady Gaga.

Ja ku i ke të gjitha provat nga njerëzit më të suksesshëm të ditëve tona se disa zakone të thjeshta të përditshme mund të na bëjnë të kemi një stil jetese të balancuar dhe të shëndetshëm. Sigurohu ta bësh zakon të pish dhe një Tranquini çdo ditë për rezultate më të mira.

POSTIVELY RELAXED DAY – Tranquini's new annual celebration to pop the stress bubbles.

What a wonderful, positively relaxed occasion Tranquini created on 12th May! From Hong Kong to Spain and from Egypt to the UK, we invited consumers around the world to celebrate the first of our annual Positively Relaxed Days, enjoying a relaxing and fun bubble wrap game and delicious samples of Tranquini drinks. Vazhdoni leximin e POSTIVELY RELAXED DAY – Tranquini's new annual celebration to pop the stress bubbles.

Kënde lojërash për të rritur

KËNDE LOJËRASH PËR TË RRITUR

‘Kënde lojërash për të rritur’ – nga emri, ato që të vijnë ndër mend janë disa kujtime ku ti dhe tre shokë shkuat një fundjavë në një festë që përfshinte rroba banjo leopardi, disa foto çasti të ngelura si evidencë dhe një martesë e anulluar. Kohë të bukura vërtet, por përpara se të krijosh idenë e gabuar, këndet e lojërave për të rritur për të cilat po flasim, nuk përfshijnë aktivitete të dyshimta si këto.

Ne në fakt po flasim për kënde publike lojërash dhe parqe që mund të frekuentohen si nga fëmijët ashtu edhe të rriturit. Në disa raste janë krijuar të tilla që të rriturit të nxjerrin në pah fëmijën që mbajnë brenda vetes dhe të reduktojnë stresin duke marrë pjesë në aktivitete që përmirësojnë shëndetin dhe duke mos e pasur më nevojë të paguajnë për programet e kushtueshme të palestrës.

Ky trend, me të cilin po bashkohen gjithmonë e më shumë dizajner dhe planifikues urban në të gjithë botën, ofron një alternative të re të mbajtjes së trupit në formë ndryshe nga palestra sepse në një ambient të tillë ti mund të bësh ushtrime, të shoqërohesh me njerëz të rinj, të jesh kreativ dhe të argëtohesh në hapësira publike.

Ne kemi gjetur për ty pesë shembuj këndesh lojërash për të rritur nga e gjithë bota duke shpresuar që edhe ti do t’i frekuentosh një ditë.

Superkillen – Kopenhagen, Danimarkë

Superkillen është shembulli perfekt i një këndi lojërash për të rritur. Parku është ndarë në 3 ambiente kryesore: një shesh i kuq, një pazar i zi dhe një park i gjelbër, secili ambient përmban elemente të rikrijuara si hapësira për piknik, hapësira të gjelbërta, hapësira dedikuar kafshëve shtëpiake, hapësira sportive, si dhe hapësira për biçikleta. Parku gëzon edhe një sërë elementësh nga e gjithë bota si për shembull lisharëse nga Iraku, stola nga Brazili, kapakë pusetash nga Zanzibari, një shatërvan nga Maroku dhe një Oktapod Japonez si një xhungël rrëshqitësesh.

Mount Mitte- Berlin, Gjermani

Vendi ideal për ata që dashurojnë kacavjerrjen, Mount Mitte në zemër të Berlinit është një hapësirë gjigande me një seri litarësh të tre niveleve të ndryshme, lidhur lart me të cilat mund të përshkosh gjashtë rrugëtime, të kalosh nëntëdhjetë pengesa dhe të shijosh nga atje lartë një pamje të mrekullueshme të qytetit. Nëse kacavjerrja nuk bën për ty, mund të luash volejboll në rërë ose mund të shijosh ushqimin dhe pijet e mrekullueshme të barit Hauaian aty pranë.

Tiger and Turtle – Mali magjik, Duisberg, Gjermani

Dizenjuar nga artistët gjerman Heike Mutter dhe Ulrich Genth, kjo pedonale e lartë i ngjason një labirinthi plot rrugica e shkallë. Skulptura 21 metra e lartë plot rrugëtina është e pozicionuar në majë të kodrës së Duisberg-ut duke ofruar kështu një pamje mahnitëse të vendit përqark. Vizitorët mund të ecin, vrapojnë, ngjisin shkallët dhe në një farë pike të ngecin në një rrugë pa krye. Është e hapur si ditën ashtu edhe natën dhe ndriçohet nga disa drita LED duke ofruar një eksperiencë unike për të gjithë fatlumët që e vizitojnë.

CITY MUSEUM, San LUIS, SHBA

Muzeu me një sipërfaqe mbi 55 000 metra katrorë është një fantazi si për fëmijët ashtu edhe të rriturit. Ky muze konsiston në një hapësirë të gjerë me objekte arkitekturore dhe industriale të riprojektuara ku vizitorët inkurajohen të prekin çdo objekt, si dhe të provojnë dhe lozin në ekspozita nga më të ndryshmet. Përmban rrëshqitëse me 10 tematika të ndryshme, shpella të bëra nga njerëzit, një rrotë Ferris dhe dy aeroplanë. Fundjavave në mbrëmje është i hapur vetëm për të rriturit dhe është i pajisur edhe me një bar të inkorporuar për të gjithë ata që duan të pinë një gotë dhe të harrojnë rutinën.

JEJU LOVE LAND, KOREJA E JUGUT

Mirë, ky vend përfshin diçka më të ngjashme me atë çfarë të vjen në mendje kur ne themi “kënd lojërash për të rritur”. I përshkruar si një park erotik, Jeju Love Land është hapur në 2004 me idenë e thyerjes së tabuve tradicionale rreth seksit duke festuar këtu bukurinë natyrale të seksualitetit. Parku përmban 140 skulptura në poziccione të ndryshme seksuale, instalacione videosh erotike dhe të tjera punime arti. Shumë i përhapur për çiftet në muajin e mjaltit ky vend i dedikohet vetëm të rriturve.

Jepi pra, zbulo fëmijën brenda vetes dhe kërko për një park lojërash për të rritur diku afër, për të larguar stresin, shoqëruar me njerëz të ndryshëm, mbajtur trupin në formë dhe për të qënë i ri përgjithmonë.