Shko me të gjelbrën

SHKO ME TË GJELBRËN

Në imagjinatën tënde zyra jote i ngjan një oazi tropikal. Zhurma e tastierave i ngjan tak-takut të një shiu të lehtë mbi dheun e mbuluar nga gjethet. Telefonat e zyrës që bien papushim i ngjajnë këngës së një zogu të rrallë tropikal tek kërkon të çiftëzohet. Ftohësi i ujit që gurgullon herë pas here mund t’i përngjajë një ujëvare të gjerë që rrjedh në një burim të freskët natyral. Dhe tani me siguri, pas gjithë këtyre që thamë, po mendon se po tallemi me ty apo jo? NASA do ta kishte më të lehtë të gjente shenja jete në Mars sesa në postacionet një ngjyrëshe para teje.

Fatmirësisht ke ende mundësi për të përfshirë natyrën në jetën tënde të përditshme. Një opsion mund të ishte një arratisje dramatike e stilit “Mision i pamundur”: si fillim dil jashtë zyrës, pastaj jashtë ndërtesës dhe më tej zbrit tek porti ku të pret një anije e vogël e shpejtësisë së lartë për të të çuar në një ishull të largët ku do të bësh një jetë të vetmuar, larg fotokopjeve, dritave fluorishente dhe bisedave të tmerrshme në pushim me Bobin kontabilist. Ah, tani kjo nuk duket dhe aq praktike.

Një tjetër opsion po aq i thjeshtë, por më praktik do të ishte të sillje pak gjelbërim në zyrë. Një studim nga Universiteti i Exeter-it zbuloi se punonjësit ishin 15% më produktivë nëse në vendet e tyre të punës dukeshin më të gjelbërta nga vazot me lule. Studimi gjithashtu tregoi se vendet e vakëta të punës, ku nuk i japin rëndësi çfarë shohin rreth tyre punonjësit janë në fakt jo produktive.

Ne tek Tranquini do të na pëlqente të të ndihmonim përgjatë këtij muaji të ndërgjegjësimit ndaj stresit duke të të dhënë disa sugjerime mbi arsyet pse duhet ta mbushësh me gjelbërim zyrën tënde, siç janë për shembull rritja e produktivitetit dhe avantazhet që ka për shëndetin tënd.

Bimët në zyrë të bëjnë më produktiv

Është vërtetuar se prezenca e bimëve në vendin e punës ndihmon në kryerjen e detyrave konjektive si dhe të ndihmojnë të përqendrohesh më lehtë. Studimet kanë treguar se detyrat janë kryer më shpejtë dhe me më pak gabime, për shkak të nivelit të lartë të përqendrimit. Niveli i lartë i përqendrimit i atribuohet rritjes së nivelit të oksigjenit dhe reduktimit të dioksidit të karbonit.

Bimët sjellin efekte pozitive për shëndetin

Është e vështirë t’i shmangësh virozat në zyrë mes aq shumë njerëzve. Fatmirësisht, nëse ke bimë në zyrë, nuk do të sëmuresh aq shpesh dhe kjo falë cilësisë së ajrit dhe reduktimit të pluhurave dhe baktereve. Mobiljet, orenditë plastike dhe produktet e pastrimit mund të prodhojnë një sërë toksinash që mund të reduktohen nga bimët. Prandaj nëse nuk do të kesh të njëjtën kollë me kolegun, vendos disa vazo me lule në vendin tënd të punës.

Ngjyrat natyrale të bëjnë të ndihesh mirë

Ngjyrat si jeshilja dhe bluja, dy nga ngjyrat më të zakonshme në natyrë, janë edhe ato që sipas studimeve rrisin përqendrimin dhe të bëjnë të ndihesh mirë në pergjithësi. Ndërkohë që shefi ndoshta nuk do të të lejojë të lyesh tavolinën apo muret me këto ngjyra, pse jo të mos e mbushësh hapësirën tënde me dy-tre vazo të bukura me lule. Suveniret, pikturat dhe sendet personale gjithashtu rrisin produktivitetin dhe nivelin e lumturisë. Prandaj ç’pret akoma? Ktheje hapësirën tënde në punë në një kanavacë personale plot ngjyra.

Bimët në zyrë reduktojnë zhurmat

Vendet e hapura të punës të kohëve moderne janë shpesh të zhurmshme dhe shpërqendruese. Shumica e njerëzve nuk e dinë, por në fakt bimët reduktojnë zhurmat e ambientit me 5 decibel nëpërmjet absorbimit, devijimit dhe thyerjes së zhurmave. Sill një bimë në punë dhe nuk do të duhet ta ngresh këngën e Bruno Mars në maksimum.

Çfarë bimësh duhet të blesh?

Jo të gjithë zyrat janë njëlloj, ndaj dhe është e nevojshme të zgjedhësh bimët e duhura që do t’i shkonin zyrës tënde. Për shembull, bimët kacavjerrëse janë ideale për zyrat qe nuk kanë shumë dritë natyrale, pasi ato lulëzojnë gjithësesi edhe në hije. Edhe balsami i limonit mund të mbijetojë në mungesë të dritës së diellit, ndërkohë që mund t’iu përmirësojë humorin dhe mund t’iu bëjë të ndiheni më mirë në punë. Zambakët paqësorë janë gjithashtu një opsion shumë i mire, pasi edhe ata ja dalin mbanë mirë edhe nëse qëndrojnë në hije dhe përmirësojnë cilësinë e ajrit. Dhe nëse të gjitha këto sugjerime nuk të përshtaten, kaktusët dhe gjëmbaçët kërkojnë shumë pak kujdes për të mbijetuar.

Prandaj, nëse nuk mund të arratisesh larg në një parajsë tropikale, shko në një dyqan lulesh, kërko një nga bimët që të sugjeruam dhe ndaje këtë artikull me shefin, kolegët dhe miqtë. Shumë shpejt do të rrethohesh nga një oaz jeshil tek shijon një Tranquini dhe kaq do të të mjaftojë për t’u ndjerë i lumtur.

Një listë me këngë për në punë

Vendet e hapura të punës nuk të lejojnë të kesh shumë privaci apo hapësirë. Thuajse gjatë gjithë kohës vëmendja jote tërhiqet nga kolegët që ecin vërdallë nëpër zyrë apo që mundohen të mbajnë të qeshurën tek shohin video gazmore në internet. Shpesh mënyra e vetme për të mbytur zhurmat shpërqendruese rreth e qark është vendosja e një palë kufjeve dhe zgjedhja e këngëve të duhura që të ndihmojnë të përqëndrohesh në punën tënde.

Studimet kanë treguar se muzika ndihmon në rritjen e produktivitetit dhe ngritjen e humorit, por çfarë muzike të dëgjosh dhe kur? Muzika klasike është ajo që rrit nivelin e inteligjencës të dëgjuesit- efekt ky i njohur ndryshe edhe si “Efekti Moxart”, ndërkohë që tingujt natyrorë janë ato që rrisin përqëndrimin dhe nivelin e përmbushjes. Gjithësesi ndonjëherë të dëgjosh tingujt thirrës të një balene nuk mund të të dhurojë aq kënaqësi sa të dhuron Mich dhe The Stones pas mbledhjes të së hënës në mëngjes.

Ne, tek Tranquini, e kuptojmë që në momente të ndryshme të ditës duam të dëgjojmë gjëra të ndryshme. Prandaj ne kemi krijuar lista të ndryshme me këngë që mund t’i dëgjosh gjatë momenteve të ndryshme në punë dhe ta përfundosh ditën e punës me sukses. Pavarësisht shijes tënde muzikore, të jesh i sigurtë se në listat tona do të gjesh patjetër diçka që do të të ndihmojë të heqësh stresin dhe rrisësh produktivitetin.

Rutina e mëngjesit

Java e punës nuk fillon në zyrë, por fillon me rutinën tënde të mëngjesit para se të arrish atje. Kjo listë do të të ndihmojë të përgatitesh mendërisht për çfarë të pret në punë.

Është koha për t’u përqëndruar

Tashmë ke arritur në zyrë dhe është koha të përqendrohesh dhe të vësh rregull. Ne mendojmë se pak muzikë klasike është ajo që të duhet për të arritur efektin e dëshiruar.

Takimi i madh

Pra, tani i ke vënë të gjitha punët në vijë dhe je thuajse gati për prezantimin e madh. Gjithçka të duhet tani është pak muzikë për t’u vendosur në mendësinë e duhur që të zotërosh sallën dhe ta bësh për vete atë klient të vyer.

Kriza e pasdites

Ato orët e rrezikshme të pasdrekës kanë mbërritur dhe t’i po ndihesh i përgjumur, por ke akoma punë për të bërë. Ajo çfarë të duhet është një dozë energjie për të kaluar me sukses mbasditen.

Muzikë për t’u ndjerë mirë

Dita thuajse ka përfunduar, ti i ke mbaruar të gjitha punët dhe ti po ndihesh mirë me veten. Të duhet pak muzikë e mirë për t’i bërë qejfin vetes dhe për ta mbyllur ditën siç duhet.

Ne besojmë se çfarëdo të sjellin ditët, pak muzikë mundet gjithmonë të të bëjë të ndihesh pozitiv, i përqendruar dhe pa stress- muzika dhe një Tranquini janë gjithçka të duhet.

Enjoy the show with Tranquini Positively Relaxed in Spain!

Tranquini collaborated with the top TV shows in Spain, like “Tu Cara Me Suena”, “Boom” and “Ahora Caigo” on Antena 3 TV channel. We had an exciting opportunity to bring positive relaxation experience to the audiences, participants and TV staff during live auditions of the popular Spanish TV shows. Tranquini was really appreciated and was helping people to relax and fully enjoy the moment, enhancing positive mood during the shows. Vazhdoni leximin e Enjoy the show with Tranquini Positively Relaxed in Spain!