Më në fund dimri mbaroi!

MË NË FUND DIMRI MBAROI!

Janari dhe Shkurti janë muaj të vështirë. Nuk ka asgjë të veçantë në nëntëdhjetë hijet e grisë që dimri sjell. Moti i ftohtë dhe mungesa e diellit na ka lodhur dhe na ka bërë të dëshirojmë edhe më shumë një ditë të ngrohtë plot dritë. Edhe ëndrrat kemi filluar t’i shohim bardhë e zi.Prandaj kur pranvera troket, na duket sikur rilindim. Dielli shkëlqen, lulet lulëzojnë dhe humori jonë përmirësohet. Ngjyrat rikthehen në jetën tonë.

E ku ka mënyrë më të mirë për të mirëpritur ardhjen e pranverës sesa me Holi-n, Festivalin Hindu që festohet thuajse në të gjithë botën. Festivali ka simbolizuar gjithmonë fitoren e të mirës mbi të keqen dhe ardhjen e pranverës, por gjithashtu personifikon dhe një festë dedikuar takimit me miqtë, lojërave, gëzimit, faljes dhe harresës, si dhe, falenderimeve për të korrura të mbara.

Duke ndjekur hapat dhe gjallërinë e Holi-t, Tranquini do të evidentojë edhe 5 festa të ngjashme me Holi-n rreth e qark botës, ku njerëzit mblidhen së bashku për të buzëqeshur, qënë pozitivë dhe për t’i sjellë ngjyra botës.

Holi – Indi & Nepal

Zakonisht fesivali Hindu festohet më së shumti në Indinë Veriore dhe Nepal, por falë famës së tij festohet gjithashtu edhe në shumë vende të tjera të botës. Gjatë festivalit të Holi-t njerëzit dalin në rrugët e qytetit për të festuar, kënduar, kërcyer dhe për të mbuluar njeri-tjetrin me bojëra me ngjyra, të përbërë nga elementë natyralë dhe bimorë. Rezultati është një pamje e mrekullueshme e mbuluar me ngjyra dhe pozitivitet.

Festivali Songkran- Tailandë

Festimet tailandeze të Vitit të Ri janë festimet e një festivali pranveror, të njohur edhe si festivali i ujit. Pjesëmarrësit performojnë rituale të pastrimit duke i hedhur ujë njeri- tjetrit. Uji personifikon purifikimin dhe pastrimin nga mëkatet e fati i keq. Më të rinjtë zhvillojnë dhe një luftë gazmore me ujë.

Vrapi i ngjyrave– Londër, Angli

Të frymëzuar nga Festivali i Holi-t, pjesëmarrësit vrapojnë në një maratonë prej 5 kilometra, të veshur me të bardha, gjatë të cilit ata mbulojnë njeri- tjetrin me sprai me ngjyra. I njëjti format maratonash përsëritet edhe në Australi, Afrikën e Jugut dhe Kanada. Nëse maratona të tilla zhvillohen edhe në vendin tënd, vish atletet dhe bashkoju festës.

Beteja e portokajve – Ivrea, Itali

Zhvilluar në Ivrea në veri të Italisë, Beteja e Portokajve është beteja më e madhe e ushqimit në Itali. Festivali mbahet në kujtim të fitores kundër një tirani të Shek. XII-të. Pasi pjesëmarrësit grupohen në nëntë skuadra luftarake të pajisura me portokaj, nis beteja. Nëse nuk të pëlqejnë portokajtë të këshillojmë ta admirosh ndeshjen nga larg.

Tomatina – Bunol, Spanjë

Festivali spanjoll i mbajtur çdo vit në qytetin Valencian të Bunolit, përfshin një ndeshje ku arma e vetme është domatja. Ndeshja zgjat rreth një orë pas të cilës i gjithë sheshi mbulohet nga salca e domateve. Autobotet e zjarrëfikësve dhe vullnetarë lokalë pastrojnë rrugët ndërsa pjesëmarrës të tjerë shkojnë në pishinën “los peñones” për t’u larë. Ky festival ka fituar me kalimin e kohës shumë popullaritet dhe tashmë festohet edhe jashtë kufijve spanjollë.

Kështu, pra! Jepi! Vish një palë kominoshe dhe dil të festosh ardhjen e pranverës me Tranquini.

Pranvera na pastron mendjen

PRANVERA NA PASTRON MENDJEN

“Ding- dong”. Pranvera erdhi dhe ti ndihesh plot energji ndërsa çohesh nga gjumi dhe i drejtohesh kuzhinës për të përgatitur kafenë tënde. Sapo del jashtë ndjen aromën e luleve që sapo kanë çelur dhe fillon mendon mbi planet që kishe për ditën. Dita është e gjitha e jotja dhe ti mund të bësh ç’të duash.

Sigurisht realiteti është shumë ndryshe. ‘Ting Ting’ – Ti zgjohesh nga zilja e telefonit tek lajmëron marrjen e email-it të rradhës nga shefi yt, ku të kërkon t’i dërgosh atë raportin që duhet t’ia kishe dërguar para një jave. Ke 36 mesazhe në Whatsapp të cilave nuk i ke kthyer përgjigje, 4 lajmërime në Facebook dhe 3 raporte mbi Lajmet e Fundit. Ti rrokullisesh nga krevati dhe shkel mbi një copëz lego. Duke rënkuar nga dhimbja i drejtohesh tavolinës së punës ku mbizotëron rrëmuja dhe kërkon atë raportin, por nuk e gjen gjëkundi.

Pranvera për shumë sjell me vete edhe kohën më të mirë të vitit për të pastruar shtëpinë apo apartamentin nga rrëmuja e panevojshme. Jo vetëm kaq, por sjell edhe kohën e duhur për të pastruar mendjen nga stresi i panevojshëm dhe për të ndërmarrë nisma të reja. Tranquini është këtu për të të ndihmuar me 5 këshilla për të shfrytëzuar këtë moment për të sistemuar gjërat në jetën tënde dhe për ti dhënë një perspektivë të re, të freskët dhe pozitive vetes tënde. 

Fillo nga shtëpia

Është provuar se rrëmuja është një shteruese energjish. Krijon ankth dhe mbingarkesë vizuale që nuk të lejon të mendosh qartë. Fillo me dhomën tënde duke hequr gjithçka që të shpërqendron në mënyrë që të mund të bësh një gjumë të qetë dhe të pushosh sa duhet gjatë natës. Laj enët dhe rrobat dhe sistemoji. Një shtëpi e pastër krijon ambjentin e duhur për një mendje të pastër.

Pastro frigoriferin

Muajtë e ftohtë të dimrit mund të rezultojnë në shumë ushqime të pashëndetshme. Instikti ynë na bën që të rehatohemi dhe të grumbullojmë ushqime plot yndyrë gjatmenjëherë dimrit. Studimet tregojnë se ka më pak gjasa që ti të gjesh orar e pa orar diçka për të ngrënë në një frigotifer të pastër e të rregullt. Tani është koha e duhur për të zhdukur nga qarkullimi gjithë ato ushqime të skaduara në fund të frigoriferit dhe t’i zëvendësosh me disa produkte të freskëta. Sa më shëndetshëm ushqehesh aq më shëndetshëm do të fillosh të dukesh dhe të ndihesh.

Pastro tavolinën e punës

Tavolina jote është një det me letra të paorganizuara, e mbushur me kapse letrash dhe filxhanë kafeje? Një ambjent i rrëmujshëm pune ndikon për keq në performancën tënde, duke të bërë të harrosh takime të rëndësishme dhe ulur efiçencën. Zgjidh një ditë ku do qëndrosh më pak në pushimin e drekës dhe do ta përdorësh kohën për të organizuar gjithë ato letra dhe pastruar tavoninën. Kështu do mund të jesh më efiçient pa humbur më shumë kohë dhe shefi yt do të të adhurojë.

Sistemo jetën tënde online

Në botën moderne ku pritet që ti të jesh online 24/7, ne shpesh e tejkalojmë masën, duke mbajtur sytë dhe veshët të qepur pas kopjuterave dhe telefonave tanë. Marrja e shumë stimujve vizivë njëkohësisht ul aftësinë tonë për të proçesuar informacionin dhe krijon shumë stres dhe ankth. Truri ynë bombardohet me informacion duke mos na lejuar të mendojmë qartë e aq më pak të jemi kreativ. Bëje çdo ditë zakon të mbyllësh ato ekrane për pak kohë dhe të lejosh trurin të pushojë pak dhe të meditojë në paqe.

Dil nga shtëpia

Pranvera është këtu. Bëhu aktiv. Dil për pak vrap të lehtë ose bëj një shëtitje në natyrë me miq që nuk i ke parë prej kohësh. Merr pjesë në një orë joge në natyrë. Mbushi mushkëritë me pak ajër të pastër. Disa ushtrime në natyrë do të të rifreskojnë, digj kaloritë e tepërta të marra gjatë dimrit dhe zbraze mendjen nga stresi i panevojshëm i mbledhur përgjatë muajve të ftohtë.

Çfarë po pret akoma? Shijoje pranverën, rrëmbe një Tranquini dhe ndiq këshillat tona. Të sigurojmë që do të ndihesh menjëherë i relaksuar dhe pozitiv.

Tranquini offers positive relaxation at TEDx Warsaw

Tranquini presented positive relaxation to the amazing speakers and audience of TEDx during this year?s conference in Warsaw.

It is important to find time for caring about one’s own well-being in this busy andstressed world. Tranquini offered a number of unwinding activities at Tranquini Mobile Wellness Zone such as mini golf, massage and sessions like Relaxing Stretching, Breathing and Rebuilding Focused Attention with the support ofprofessional instructors. Participants were very happy to get this reminder about de-stressing as a daily practice. Every participant received Tranquini anti-stress balls to continue to help to release stress.

Overview of Tranquini Positively Relaxed activity in South Africa

Tranquini has been positively active in South Africa engaging people to de-stress and be actively relaxed when they need it most. Tranquini Mixed Berries and Tranquini Green Tea Twist are available at Pick n Pay (one of the top trade chains) nationwide, pharmacy Dis-Chem, petrol station Freshstop at Caltex and regionally at Spar, Checkers/Shoprite and selected petrol stations like Engen and BP. Tranquini is also available in online shops Dis-Chem and Lifestyle Shop Online:

dischem.co.za/product-view/79017/tranquini-355ml

lifestyleshoponline.co.za/product/tranquini Vazhdoni leximin e Overview of Tranquini Positively Relaxed activity in South Africa