Gjeste romantike

GJESTE ROMANTIKE

Romanticizmi po bëhet gjithmonë e më i komplikuar për t’u kuptuar. Ku e gjen njeriu dashurinë në ditët e sotme? Në Tinder? Happn? Apo Coffee Meets Bagel? Ok, Cupid? Grindr? Dhe kur hapni këto faqe online e çoni kusorin majtas? Djathtas? Lartë apo poshtë? A mjafton një selfie si foto profili apo është një tregues i keq? A mund t’i besosh një tipi që quhet Biff, që ka një qen bulldog që quhet Bruzer, hobit e të cilit përfshijnë poezinë dhe palestrën?

Në një botë që kontrollohet në mënyrë të pandjeshme nga aplikacione është edhe më e thjeshtë të bëhesh cinik kur vjen fjala për dashurinë. Por mos u frikëso, Tranquini është këtu për të të kujtuar që romanca është ende e vërtetë dhe e gjallë. Hidhu një sy gjesteve më romantike të të gjitha kohërave, që do të të bëjnë të besosh sërisht tek dashuria dhe romanca.

Romeo & Zhulieta

Mund ta quajmë veprën më të njohur të Shekspirit mbi dashurinë e pamundur të dy të rinjve nga dy familje në hasmëri, të cilët zgjodhën të vdisnin se sa të jetonin pa dashurinë e njëri- tjetrit. Vdekjet e tyre tragjike nuk ishin të pavlera. Akti fatal i dashurisë i dha fund hasmërisë së vjetër midis dy familjeve më të fuqishme të Veronës dhe frymëzoi dashurinë e të rinjve për shekuj me rradhë.

Taj Mahali

Një nga mrekullitë botërore të arkitekturës, Taj Mahal është një mauzolë e ndërtuar në kujtim të vdekjes së gruas së tretë të Mumtaz Mahal, Shah Jahan, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së tyre të 14-të. Hidhërimi e shtyu Shah Jahan të urdhëronte ndërtimin e kësaj ndërtese për të nderuar atë dhe dashurinë. Ne pyesim veten, ku gabuan dy gratë e tij të para?

Refuzimi i fronit nga Eduardi VIII-të në emër të dashurisë

Në 1936, mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Mbreti Xhorxh i V-të vdiq duke i trashëguar kështu fronin të birit, Eduardit të VIII-të. Eduardi në atë kohë ishte përfshirë në lidhje romantike me amerikanen e njohur Ualis Simpson. Ajo jo vetëm që nuk ishte angleze, por ishte gjithashtu edhe e divorcuar, gjë kjo që në atë kohë konsiderohej skandaloze. Eduardit ju desh të zgjidhte midis kurorës dhe dashurisë dhe si një romantik i lindur zgjodhi dashurinë. Çifti jetoi ditët e mbetura larg vëmendjes së botës në Francë.

Jay Z i dhuroi Beyonce-s një ishull

Kur ke paratë e Jay Z-së një buqetë e thjeshtë lulesh nuk është mjaftueshëm. Në ditëlindjen e 29-të të Beyonce-s, Jay shkoi një hap më larg dhe i bleu asaj një ishull në bregdetin e Floridës me vlerë 20 milionë dollarë. Padyshim e ka marrë me çmim të mirë.

Justin Bieber mori me qera një hapësirë për Selenën

Në moshën e ëmbël 17-vjeçare Justin Bieber ftoi të dashurën e tij të asaj kohe, Selena Gomez, në një takim romantik vetëm për ata të dy në Staple Centre në Los Angeles të Kalifornisë. Gjatë takimit çifiti pa Titanikun në një ekran gjigand privat. Për këtë takim Bieper shkruajti në Tweeter: “Romantizmi nuk ka vdekur. Trajtoje femrën tënde siç vetëm ajo e meriton.” Nëse këto fjalë të mençura të yllit të popit nuk ju kanë bërë një ‘Belieber’ atëherë asgjë nuk do t’iu bëjë.

Prandaj vazhdo, ndaj dashuri, lër gjithçka dhe bliji të dashurës tënde një ishull. Nëse nuk ta mban xhepi atëherë një Tranquini është gjithsesi një fillim i mbarë.

Dashurisë për çokollatën

DASHURISË PËR ÇOKOLLATËN

Sipas Forest Gump, “Mamaja ime më thoshte gjithmonë që jeta është si një kuti çokollatash, asnjëherë nuk e di çfarë do të marrësh.” Epo, ju kërkojmë ndjesë nëse ju kundërshtojmë pak Z. Gump, por në ditët tona ka mjaftueshëm evidenca që provojnë benefitet e çokollatës si në aspektin mendor ashtu edhe në atë fizik dhe seksual.

Teksa Shën Valentini afron, ne besojmë se është momenti i duhur për të folur për benefitet e çokollatës që do të të bëjnë të duash të ndash një kuti me çokollata me njeriun tënd të zemrës.

Çokollata e zezë redukton stresin

Studimet kanë treguar se veçanërisht çokollata e zezë ndihmon në ndalimin e prodhimit të hormonit të stresit. Prandaj nëse ndihesh pak nervoz para se të ndezësh qirinjtë para një darke romantike, përtyp pak çokollatë për t’u relaksuar. Partneri yt do t’ia dijë për nder gjatë gjithë mbrëmjes.

Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut

Është vërtetuar se kakao përmban anti-mpikës që veprojnë si hollues gjaku dhe si pasojë rrit qarkullimin e gjakut. Një apo dy katrorë të vegjël çokollate çdo ditë mund të mbrojë zemrën tënde ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe do të ulë riskun e problemeve me zemrën. Çokollata e zezë rekomandohet më shumë se çokollata me qumësht pasi përmban më shumë flavanol dhe më pak sheqer e yndyrna. Për çdo rast, bëni mirë të mos e teproni.

Çokollata rrit aktivitetin e trurit

Flavanoli, një antioksidant i gjetur në çokollatën e zezë, është provuar se rrit qarkullimin e gjakut duke çuar kështu më shumë gjak në tru dhe duke përmirësuar si pasojë memorien dhe aftësitë konjektive. Nëse e shoqëroni edhe me një gotë verë të kuqe që përmban elementë të ngjashëm do t’i prishni mendjen edhe më Don Zhuanit me një takim të shpejtë.

Çokollata bën mire për lëkurën

Një tjetër benefit i atyre flavanolëve të mrekullueshëm të gjetur tek çokollata e zezë, është se ata ndihmojnë gjakun të qarkullojë në epidermë duke bërë kështu që lëkura të jetë më e pastër, më e shëndetshme dhe më e hidratuar. Flavanoli gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV, por sigurisht nuk do të thotë qe duhet të mbulohesh në çokollatë para se të shkosh në plazh. Normalisht duhet të lyhesh me krem plazhi, edhe pse çfarë zgjedh të bësh ti në shtëpinë tënde nuk është puna jonë.

Çokollata përmirëson humorin

Më në fund, më e rëndësishmja, çokollata përmban njësubstancë natyrale unike që rrit euforinë dhe përmirëson humorin. Ajo gjithashtu shton ndjeshmërinë, kënaqësinë dhe dëshirën. Epo, jo më kot është edhe dhurata më e zakonshme për Shën Valentin së bashku me lulet.

Pra, çfarëdo plani të keni për këtë Shën Valentin, merreni veten me të mira dhe shijoni pak çokollatë. Ku i dihet ndoshta më pas mund edhe t’i dukeni më interesant Kupidit.

Tranquini enhancing active relaxation in Egypt

Tranquini has been spreading its positive relaxation in Egypt since 2015. Consumers can find Tranquini in major cities; it is in all main supermarkets including Carrefour and Spinney’s, along with petrol stations On The Run and convenience stores and kiosks.

More than 130 000 people have experienced Tranquini during their stressful moments at work, study, doing sport and during leisure activities on North Coast Summer holidays, inspiring them to enhance active relaxation and positivity.

People in Egypt are in love with the relaxed and focused feeling that drinking Tranquini brings. One of the comments from social media:

#bepositive at the beginning of the day, expect #goodhappens #tranquini a very good start of the day. Follow your #dream and #dreambigger

There’s is a lot of enthusiasm from people to get their hands on the new flavors. One of the consumers commented:

I love the idea and I like the flavor (mixed berries) ? I?m very excited to taste the others.

Drivers getting positive relaxation before their travel at the petrol station
Tranquini Positively Relaxed in Sporting and Social Clubs in the heart of Cairo.
North Coast holidaymakers enjoying Tranquini
Tranquini at After-Sports Events
Office workers enjoying Tranquini
Tranquini sharing positive relaxation with office workers