TINGUJ FESTASH

TINGUJ FESTASH

Pavarësisht nëse mendon se është muzikë e cilësisë së dobët apo demode, nuk mund ta mohosh faktin se, pa muzikë festat nuk do të kishin magjinë që kanë. Kjo është arsyeja pse shumë muzikantë të famshëm kanë regjistruar ndonjë këngë apo album për periudhën e festave. Kjo edhe sepse gjatë kësaj periudhe, numri i këngëve të Krishtlindjeve që shkarkohen nga “iTunes”, arrin majat!

Prandaj, për të të përfshirë në atmosferën e festës, po paraqesim 5 albume Krishtlindjesh nga këngëtarë të famshëm. 

Festa me stil “Gaga” – Lady Gaga

Në emisionin e saj “Festa me stil “Gaga”, i cili ka filluar të transmetohet prej dhjetorit të vitit 2015, Lady Gaga performon këngë Krishtlindjesh si për shembull kënga “Krishtlindje të bardha” (White Christmas) dhe të tjera performaca akustike të disa prej këngëve të saj më të mira siç janë “Ti dhe unë” (You and I) dhe “Kufiri i lavdisë” (The Edge of Glory)

8 ditë Krishtlindje – Destiny’s Child

Beyoncé vërtetë është larguar prej kohësh nga grupi “R&B”, por kënga “8 ditë Krishtlindje” (8 Days of Christmas) e Destiny’s Child vazhdon të mbetet një prej albumeve të paharrueshme të festave.

Nën degëz (Under the Mistletoe) – Justin Bieber

Justin-i paska një album Krishtlindjesh? Po, duhet ta besosh që ky djalë e ka bërë edhe këtë! Miksimi që ai u ka bërë këngëve të vjetra dhe të reja, me bashkëpunimin surprizë të disa yjeve të veçantë, si Busta Rhymes, do të të bëjë të tundësh kokën, pa pritur e pa kujtuar, nën ritmin e këngës “Lodërtari i vogël” (Drummer Boy)!

Krishtlindjet e Kaltra (Blue Christmas) – Elvis Presley

Albumi i Krishtlindjeve nga Elvis Presley i ka rezistuar kohës dhe çdo sezon festash jep prova se “Mbreti” vërtet mund ta ketë lënë kështjellën ama ende vazhdon të bëjë namin gjatë ditëve të festave.

Ja, pra! Kërko në iPod për diçka të përshtatshme, shtyp butonin “play”, relaksohu dhe qëndro pozitiv, sepse festat e fundvitit po afrojnë!

Bëhu i ftuari im

Bëhu i ftuari im

Pushimet fillojnë për pak ditë. Kohë për t’u çlodhur, relaksuar dhe për të rimarrë veten. Një mundësi për të reflektuar për vitin që ka kaluar dhe për t’u përgatitur mendërisht për sfidat që na presin. *Tring Tring* “Kush është?” Oh, të kish dalë nga mendja; kunata jote, burri i saj dhe dy fëmijët e tyre kanë ardhur për të kaluar pushimet me ty. Pushimet e tua të fundvitit, që mezi po i prisje, sapo u kthyen në një makth.

Mysafirët janë gjithmonë të bezdisshëm, pavarësisht sa mirë mund të shkoni me njëri tjetrin. Ekziston një arsye pse ne nuk jetojmë në një vend të përbashkët me miqtë dhe të afërmit.

Mos ki frikë, ne do të të ndihmojmë. Më poshtë janë pesë këshilla të dobishme për ta përballuar.

Përgatit një dhomë ku të rrinë ata

Jepu dhomën më të mirë në shtëpi. Madje, jepu edhe dhomën tënde nëse s’ke alternativë tjetër. Krijo një vend në të cilin mund të rrinë, kështu do ta lënë gjithë pjesën tjetër të shtëpisë të lirë për ty. Gjithashtu, ka shumë mundësi që ata do të ndihen tamam si të shtëpisë në një moment të caktuar. Atëherë, krijo hapësira të nevojshme për këdo dhe kështu të gjithë dalin të fituar.

Rekomando vende interesante për t’u vizituar nëpër qytet

Të jesh në gjendje të rekomandosh aktivitete argëtuese në qytetin ku jeton do t’i bëjë njerëzit të dalin nga shtëpia dhe si pasojë ti do të ndihesh më mirë. Mos harro që çdo sugjerim duhet të ketë edhe një arsye të mirë pse ti nuk mund t’i shoqërosh.

Ndaje ditën në dy pjesë

Ndaje ditën në dy gjysma të ndryshme. Mund t’i quash “mëngjesi dhe pasditja”, por në fakt ato do të quhen është ‘koha për mua’ dhe është ‘koha për ne’. Mund t’u ndërrosh vendet, por duke u siguruar që të paktën gjysmën e ditës ta kalosh duke bërë pushimin që kishe planifikuar për vete dhe kjo të ta bëjë më të lehtë shoqërimin e mysafirëve në gjysmën e mbetur të kohës.

Pranoje ndihmën e tyre

Një nga gjërat më të mërzitshme kur ke mysafirë në shtëpi është se duhet të pastrosh gjatë gjithë kohës. E vërteta është se shumica e mysafirëve nuk ndihmojnë pasi mikpritësit nuk i lejojnë. Nëse të ofrohet ndihmë, pranoje. Është diçka e thjeshtë që mund të bëjë ndryshim të madh. Dhe, nëse nuk u pëlqen të ndihmojnë, ka shumë mundësi që nuk do të vijnë më për vizitë.

Kapërceje

Mundësitë janë që, nëse ke pranuar që ata të rrinë, ka shumë mundësi që e ke bërë sepse ata janë shumë të rëndësishëm për dikë që është shumë i rëndësishëm për ty. Prandaj, të buzëqeshësh dhe të mbash gjithë barrën e këtyre ditëve do të japë rezultatet e veta në një moment të dytë – edhe pse indirekt. Dhe, mos harro; një grindavec nuk i pëlqen askujt.