Qielli është limiti

Qielli është limiti

Vrapi është një mënyrë e përhapur për të marrë ajër të pastër, për t’u relaksuar dhe për ta larguar mendjen nga streset e përditshme, duke bërë ndërkohë edhe ushtrime që janë aq shumë të nevojshme.Mirëpo duket se këto dhjetë vitet e fundit ka një shpërthim të këtij aktiviteti. Numri i atyre që regjistrohen për të marrë pjesë në maratona, gjysmë-maratona, vrapime 10-kilometërshe dhe vrapime të shpejta është duke u rritur gjithmonë e më shumë në të katër anët e globit, ndërkohë që popullariteti i vrapimit në shtigje po merr shtysë nga hapat e Rayan Sandes-it, një prej super-yjeve të vrapimeve të gjata nëpër shtigje.

Të palumtur nga vrapimi i distancave që shumica e njerëzve thjesht nuk do t’i përshkonin dot me një vrapim të vetëm, vrapuesit e distancave të gjata po i çojnë gjërat në një nivel tjetër nëpërmjet “vrapit malor” (Skyrunning).

Vrapi malor është vrapimi në male të larta. Tingëllon goxha thjesht. Vetëm se për t’u pranuar për një organizim zyrtar, shtegu duhet të jetë të paktën 610 metra nga niveli i detit dhe të ketë një pjerrtësi mesatare prej 30 gradësh!

Ndonëse është e qartë se kjo gjë nuk është për cilindo, ne vetëm mund ta marrim me mend se vrapuesit malorë ngazëllehen nga lartësitë natyrore, lart, në qiell!

Është e qartë se rezistenca në lartësi është një qëllim që do kohë të gjatë të realizohet, kështu që ndoshta do të duhet të filloni me diçka disi më të lehtë për mushkëritë dhe që në sytë tuaj duket edhe më e lehtë. Më poshtë po paraqesim një listë të disa prej shtigjeve më mahnitëse të botës ku mund të filloni të vraponi.

SHTEGU I IMOXHINIT, SHBA

I vendosur në majat 4300 metërshe të larta të Maleve të San Huanit, Shtegu i Imoxhinit përbën një kalim ritual për vrapuesit e shtigjeve të Kolorados. Gara, e cila fillon në Jurej, përfshin një rrugë dheu prej rreth 27 kilometra, e cila lidh ish kampin e minierës me qytetin e skive në Telurid.

MALI I BARDHË, FRANCË

Shtigjet që rrethojnë qytetin e Shamonisë nën hijen e Malit të Bardhë, malit më të lartë të Evropës, janë gjëra legjendare. Çdo vit, maratona e Malit të Bardhë fillon në sheshin e qytetit e pastaj vrapuesit i drejtohen një piste vrapimi 42 kilometërshe që shkon midis katundtheve antike dhe livadheve të larta alpine.

MALI TAVOLINË, AFRIKA E JUGUT

Mali Tavolinë në Kejp Taun të Afrikës së Jugut është parajsa e vrapuesve. Juve nuk do t’ju vinte të zbrisnit nga ky mal, i cili ka shtigje të pafundme që ofrojnë panorama të mrekullueshme si për fillestarët, ashtu edhe për ekspertët.

MALI FUXHI, JAPONI

Njëri prej vendeve më të bukura në Tokë, Mali i Fuxhit i Japonisë, është një vend veçanërisht mbresëlënës për të vrapuar. Shtigje të gjata me milje të tëra i bien rreth e qark perimetrit të malit, duke krijuar kështu vendin e përkryer për të mbajtur garën “UltraTrail” të Malit Fuxhi. Gara 168-kilometërshe fillon dhe përfundon në Parkun Jagizaki në qytetin Fuxhi-Kauaguçi-ko në Prefekturën e Jamanashit, dhe i bie rreth e rrotull Malit Fuxhi, duke arritur gradualisht lartësinë prej rreth 9,500 metrash.

WHISTLER BLACK COMB, KANADA

Me lartësi që variojnë nga 900 deri 2100 metra, shtigjet alpine të Whistler-it mund të jenë sfiduese, me shumë tatëpjeta dhe me ajër malor të rralluar. Megjithatë, vrapuesit shpërblehen me bollëk nga panoramat mbresëlënëse akullnajore, përrenjtë që rrjedhin, kafshët e egra që shohin dhe livadhet e gjera me lule mali.

Përqafime falas

Përqafime falas

Ndonjëherë, gjithçka ke nevojë është thjesht një përqafim dhe çdo gjë bëhet më mirë. Se ç’ka diçka në këtë veprim të thjeshtë e të heshtur që ta ndërron menjëherë humorin! Ndoshta është afërsia ose shprehja fizike e empatisë. Sido që të jetë, fakti që e di se ke dikë pranë të jep energji pozitive të mjaftueshme për të ndryshuar gjendjen emocionale.

Këto njohuri të thjeshta përbëjnë frymëzimin që qëndron pas Lëvizjes së Përqafimeve Falas (Free Hugs Movement), e cila u nis në vitin 2004 nga një australian me pseudonimin Juan Mann.

Atë vit, pasi vuajti disa probleme personale, Juan-i u detyrua të kthehej në qytetin e tij të lindjes, Sindej. Me të mbërritur atje, kuptoi se sa pak njerëz vazhdonin të ishin atje, të cilët ai i kishte njohur kur ishte rritur. Mann-i u ndje si i huaj në qytetin e tij të lindjes.

Ngaqë ndihej i izoluar dhe i vetmuar, brenda një kohë të shkurtër ra në depresion. Megjithatë, një mbrëmje e gjithë kjo situatë ndryshoi sa hap e mbyll sytë. Kur ishte duke marrë pjesë në një festë, një person krejt i panjohur iu afrua dhe e përqafoi. Mann-i, ndërsa rrëfen për atë moment, thotë: “U ndjeva si mbret!. Ishte gjëja më e mrekullueshme që më kishte ndodhur ndonjëherë.”

Vendi i parë ku shkoi me pankartën “Përqafime Falas” ishte dyqani “Pitt Street”, më datën 30 qershor 2004. Për pesëmbëdhjetë minuta, njerëzit i kalonin pranë sikur ai të mos ishte fare aty. Kishte prej tyre që e kthenin kokën edhe një herë, por askush nuk ishte përgatitur të pranonte ofertën e tij. Derisa, në fund, iu afrua një zonjë e moshuar dhe e përqafoi.

Mann-i rrëfen momentin kur nisi lëvizja “Përqafime Falas”. “Personi i parë që ndaloi, më preku në sup dhe më tha se në mëngjesin e asaj dite i kishte ngordhur qeni; se mëngjesi i asaj dite kishte qenë përvjetori i parë kur vajza e saj e vetme kishte humbur jetën në një aksident me makinë; se gjëja për të cilën kishte nevojë më së shumti tani, që ndihej më e vetmuara në sipërfaqen e tokës, ishte një përqafim. Unë u ula pakëz në njërin gju, i hodhëm krahët njeri-tjetrit në qafë dhe kur u ndamë, ajo u largua duke buzëqeshur.”

Pak kohë pas kësaj, ai u bë shok me këngëtarin kryesor të një grupi muzikor, i cili bëri një videoklip ku shfaqej Mann-i dhe përqafuesit e organizatës së tij duke dhënë përqafime. Deri më sot, kjo video është shikuar rreth 75 milionë herë! https://www.youtube.com/watch?v=vr3x_RRJdd4 

Ai u bë i famshëm brenda një kohe të shkurtër dhe në vitin 2016 mori ftesën të merrte pjesë në emisionin e Oprah Winfrey-t.

Bëhu i pavarur

BËHU I PAVARUR

Jeto një jetë pozitive.

Në kohët moderne, gjithmonë e më shumë njerëz po ia kthejnë shpinën orarit të çmendur që nis nga ora nëntë e që s’dihet kur mbaron. Kjo zgjedhje për të jetuar në mënyrë të pavarur nuk është gjë tjetër veçse një rikthim te gjërat e thjeshta: më shumë përvoja dhe më pak shqetësime materiale. Një rast për ta ilustruar këtë është edhe historia e Noelle Hancock-ut.

Në vitin 2010, Noelle Hancock-u jetonte në East Village në Ishullin e Manhatanit, ku punonte si gazetare me një pagë gati milionëshe. Ata që nuk e njohin këtë botë nga afër u falet nëse mendojnë se ajo po jetonte “ëndrrën amerikane”.

Mirëpo, rrjedha e jetës në Nju Jork është e rrëmbyeshme, konkurruese e madje edhe e pamëshirshme. Hancock-u kuptoi se në gjithë këtë rrëmujë nuk gjente kohë të takonte miqtë apo familjen, apo edhe të kishte një të dashur. Edhe pse ishulli kishte më shumë se 4 milionë njerëz, ajo gjithsesi ndihej e vetmuar.

Ajo filloi të thoshte shpesh me zë të lartë: “Kam nevojë për pushim.” Por më pas iu kujtua se diku kishte lexuar që nëse mendon vazhdimisht se të duhet një pushim, ndoshta ajo që të duhet vërtetë është një jetë e re.

Natyrisht, miqtë dhe familja e saj (të cilët nuk i ishte parë prej muajsh të tërë) menduan se kishte luajtur mendsh. “Nuk mund të shkosh të jetosh në një vend që as e ke vizituar ndonjëherë!” këmbëngulte e ëma.

Por ajo nuk hoqi dorë dhe pas gjashtë javësh, zbriti nga trageti në Gjirin e Kruzit, qytetin kryesor të Shën Xhonit. Brenda pak ditësh, gjeti një vend për të jetuar dhe zuri një punë në një lokal aty pranë, ku shiteshin akullore.

“Po ti… ti… shkove në Universitetin e Jelit!” belbëzonte e ëma.

Noelle e kupton skepticizmin që ekziston, por është e vështirë ta rrëzosh arsyetimin e saj, sidomos kur merr parasysh që ajo jeton në një banesë me pamje nga deti në një ishull që ndodhet në veri të Detit të Karaibeve dhe që ha sa akullore t’i dojë qejfi!

Duket se gjërat për të cilat kemi nevojë vërtet janë: të jesh pozitiv, i lumtur dhe i shëndetshëm. Ndoshta Noelle Hancock-u e ka gjetur përgjigjen e vërtetë se çfarë do të thotë të jetosh një jetë pozitive.

Rri i qetë, gjej një hobi

Rri i qetë, gjej një hobi

Ekziston një shprehje që thotë se, kushdo ka nevojë të ketë një hobi. Hobet të ndihmojnë të zhvillosh shijet dhe pasionet e tua në jetë dhe të ndihmojnë të relaksohesh dhe të përqendrohesh. Ato gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në njohjen me njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtat pasione me ty; kjo është shpesh mënyra më e mirë për të krijuar miqësi të reja.

Por, disa njerëz i shohin hobet si element shpërqendrues nga jeta e vërtetë, më shumë se sa si aktivitete të domosdoshme që na ndihmojnë të krijojmë një personalitet të bukur dhe të qëndrojmë të qetë në një botë plot stres. Pjesa më e madhe e hobeve, në fakt, na japin mundësinë të zhvillojmë aftësi që janë të dobishme në sfera të ndryshme të jetës ashtu si edhe na dhurojnë disa momente relaksuese.

Prandaj, nëse po kërkon një hobi të ri dhe dëshiron të zhvillosh disa aftësi të reja që të ndihmojnë të rrisësh produktivitetin, hidhi një sy listës sonë me pesë sugjerime dhe benefitet që mund të marrësh prej secilës.

Gatuaj si një mjeshtër

Gatimi është ndoshta hobi më praktik nga të gjitha hobet. Është shumë produktiv dhe të ndihmon të jesh i shëndetshëm duke të të dhënë më shumë kontroll mbi ushqimin dhe mënyrën e përgatitjes së tij. Ndër të tjera, gatimi të detyron të planifikosh paraprakisht dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Shkruaje

Puno me shtiza

Puna me shtiza zakonisht na sjell ndërmend të moshuarit, mirëpo tani po fiton popullaritet te të gjitha grup-moshat. Përveçse një argëtim i këndshëm, puna me shtiza është edhe një mjet fantastik për të rritur produktivitetin. Në punën me shtiza, njëlloj si në vendet e punës në kohët moderne, përdoren aftësi si të planifikimit dhe kryerjes së njëkohshme të detyrave të shumta, dhe me anë të kësaj pune arrihet një produkt përfundimtar fizik dhe i prekshëm, i cili të jep ndjenjën e arritjes.

Bëj punime druri

Çuditërisht puna me dru është një hobi produktiv, sepse të duhet të përqendrohesh shumë te një përfytyrim i vetëm i objektit që dëshiron të krijosh. Gjithashtu, të krijosh diçka nga hiçi të kënaq jashtëzakonisht shumë, të bën të zhvillosh ndjenjën e sfidës dhe në fund të fundit të mundëson të praktikosh aftësinë më të vlefshme të të gjitha aftësive: këmbënguljen. Madje, në varësi të objektit që krijon, në fund mund të përfundosh edhe me diçka shumë të dobishme.

Humb në mendime

Ndoshta këtë të fundit nuk do ta kishe konsideruar si “hobi”, mirëpo ëndërrimi zgjon anën krijuese dhe mund të zbulosh ide që ndoshta nuk të kanë shkuar kurrë në mendje –ide këto, që mund të jenë pikërisht përgjigjet që kërkon prej kohësh.

Nëse ëndërrimi të bën të marrësh ndonjë sy gjumë, atëherë edhe më mirë! Studimet kanë treguar se një sy gjumë për nja 20 minuta pasdite të ndihmon të kesh qartësi, kujtesë më të mirë dhe përqendrim e produktivitet më të lartë.

Prandaj, nëse je në kërkim të një mënyre pozitive për t’u qetësuar, pse nuk provon ndonjë nga këto hobe? Ose, thjesht zgjate dorën dhe rrëmbeje një kanaçe Tranquini.

Tranquini Global Meeting

Tranquini teams from 32 countries gathered for the first Tranquini Global Meeting which took place this November in Warsaw. More than 60 people shared their positive and relaxed philosophy, their experiences in different markets and their plans for 2017. It was an exceptional and exciting opportunity to jointly discuss achievements, ideas and plans for the future as well as to have some fun with shared positive moments within the Tranquini “family”. Vazhdoni leximin e Tranquini Global Meeting