Mendje të bukura

Mendje të bukura

Mund të thuhet se ky titull njihet gjerësisht nga filmi i frymëzuar nga matematikani Xhon Nesh, por një mendje të bukur është diçka të cilën të gjithë ne duhet të synojmë ta kemi. Ndonëse në rastin e Neshit ajo ka të bëjë me aftësinë e tij për të zgjidhur ushtrime matematikore komplekse, ndërkohë që ndeshej me sëmundjen mendore, ne parapëlqejmë ta konsiderojmë mendjen e bukur si aftësi e një personi për të përdorur fuqinë e mendjes në dobi dhe në të mirën e të tjerëve.

Më poshtë gjen pesë mendjet më të bukura të shekullit të kaluar pa ndonjë renditje të paracaktuar.

Dalai Lama

Duke i lënë mënjanë pikëpamjet fetare, të paktë janë ata që do të dyshonin nëse Dalai Lama meriton të përmendet në këtë listë.

Si një njeri me durim të jashtëzakonshëm dhe me kapacitet të pashoq për dhembshuri dhe mirësjellje njerëzore, Dalai Lama pranohet botërisht si ‘busulla morale e botës.

Ky njeri jeton sipas kësaj filozofie: “Ji i sjellshëm kurdoherë që mundesh. Kurdoherë është e mundur të jesh i tillë.”

Nelson Mandela

Nelson Rolihlahla Mandela, i njohur me emrin përkëdhelës, Madiba, kaloi 27 vite në burg për shkak se luftoi për të drejta të barabarta, për t’u bërë kështu presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.

Asnjë njeri nuk ka mundur ta ilustrojë idenë e dhënies fund të armiqësisë aq mirë sa e ilustroi Madiba.

Madiba tha shprehjen e famshme: “Tek ecja udhës së lirisë, e dija se nëse nuk i lija pas vetes hidhërimin dhe urrejtjen, do të vazhdoja të isha në burg”.

Mohandas Gandi

Në ka pasur kjo tokë ndonjë njeri që ka qenë mishërim i idesë së fuqisë së vullnetit, ai ka qenë biri i preferuar i Indisë, Mohandas Gandi.

Gandi predikonte protesta jo të dhunshme dhe i shpalli luftë Britanisë duke përdorur si armë mendjen, vetëdijen dhe shpirtin e tij.

Ai qëndroi i palëkundur në idealet e tij për rezistencë pasive dhe nuk pranonte të lëkundej nga gjuhët helmuese të atyre që e rrethonin. Këtë e përmblodhi në mënyrë poetike, duke thënë: “Nëse të nxjerr syrin se ma nxore ti, e gjithë bota bëhet e verbër.”

Nënë Tereza

Me gjak shqiptar, Nënë Tereza është bërë simboli i mirësjelljes. Mësimet e saj, aq të thjeshta dhe mrekullisht të qarta, kanë bërë jehonë në mbarë botën.

Ajo preferonte mbi të gjitha bamirësinë dhe dhembshurinë, dhe kishte mënyrën e saj të perifrazimit të gjërave, natyrë kjo e cila e bëri atë një prej personaliteteve më të cituara në botë. Një prej thënieve të preferuara të saj për ne është kjo: “Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të thjeshta për t’u thënë, por e kanë jehonën të pafundme.”

Xhon Lenoni

Përveç dëshirës së përbashkët që kishte me Gandin për të mbajtur syze në formë rrethore, jua falim nëse po pyesni veten se si ka mundur të jetë Xhon Lenoni pjesë e kësaj liste. Megjithatë, ata janë më të ngjashëm nga ç’mendoni ju. Këngëtari kryesor i Bitëllsave është njohur pas vdekjes si ikonë e paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit.

Është i famshëm rasti kur Lenoni ndenji në shtrat me gruan e tij të re, Joko Onon për një javë në shenjë proteste kundër Luftës në Vietnam. Është e qartë se kjo protestë jo e dhunshme përçoi jehonën e mendimit mbizotërues të hipive: “Bëni dashuri, jo luftë!”

Filozofia e tij përmblidhet në njërën prej thënieve të tij më të famshme: “Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë klishe që me siguri kanë mbetur nga vitet gjashtëdhjetë, ky është problemi i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme.”

Të qeshësh me të madhe

Të qeshësh me të madhe

Humori rrotullon botën. Mirëpo, disa shaka thjesht të bëjnë më shumë për të qeshur se disa të tjera. Ndërkohë, edhe pse kjo është plotësisht subjektive dhe bazohet vetëm në sensin e humorit dhe prejardhjen kulturore që ka secili, janë bërë shumë përpjekje për të identifikuar shakanë më qesharake në botë.

Në një sondazh të kryer së fundmi në Facebook; për tridhjetë e gjashtë mijë pjesëmarrës, pjesë të një audience të konsoliduar në internet, u postuan disa nga barcaletat më të mira dhe iu kërkua pjesëmarrësve të përzgjidhnin barcaletën që iu pëlqente më shumë. Kuptohet që përgjigjet e tyre ishin të ndryshme, mirëpo njëra prej barcaletave rezultoi të ishte më “qesharakja”:

Jozyrtarisht shakaja më qesharake në botë

Një grua me një foshnje hipën në autobus. Shoferi i thotë: “Boo, fëmijë më të shëmtuar s’kam parë!” Gruaja shkon e ulet nga fundi i autobusit gjithë turfullim. I thotë një burri të ulur ngjitur me të: “Shoferi sapo më ofendoi!” Burri ia kthen: “Shko dhe futi ndonjë të sharë. Shko, se ta mbaj unë majmunin!”

Tani… a është apo s’është kjo barcaleta më qesharake në botë, kjo është e diskutueshme, por të bën për të qeshur ama. Çfarë nuk vihet në diskutim është fakti që të qeshësh të bën mirë për trupin, mendjen dhe shpirtin.

Pra, duke e mbajtur këtë parasysh, po paraqesim më poshtë pesë nga barcaletat tona të preferuara. Rehatohuni dhe shijojini!

Kërmilli me mentalitet

Një djalë po rri në shtëpi dhe befas dëgjon një trokitje në derë. E hap derën dhe në verandë sheh një kërmill. E merr kërmillin në dorë dhe e hedh tutje me sa fuqi kishte. Pas nja tre vitesh, dikush troket prapë në derë. E hap derën djali dhe sheh të njëjtin kërmill. I thotë kërmilli: “Po ç’ishte gjithë ajo që ndodhi, more?”

Xhindi & idioti

Tre djem, që kishin humbur në një ishull të shkretuar, gjejnë një llambë magjike, që kishte një xhind, i cili ia plotëson secilit nga një dëshirë. Dëshira e djalit të parë ishte që të largohej nga ishulli e të kthehej në shtëpi. Edhe djali i dytë të njëjtën dëshirë kishte. Djali i tretë tha: “Unë jam vetëm. Ah, sikur t’i kisha shokët këtu prapë!”

Je një në një milion

Kina ka një popullsi prej një miliardë njerëzish. Një miliardë! Domethënë edhe sikur të jesh ndonjë nga ata tipat “një në një milionë”, prapëseprapë ka edhe nja njëmijë të tjerë fiks si ti!

Djaloshi dhe berberi

Një djalë i vogël hyn në dyqanin e berberit. Berberi i pëshpërit klientit të tij. “Ky është djali më budalla në botë. Ja, shih të ta tregoj!” Berberi vë në njërën dorë një kartëmonedhë një dollarëshe dhe në tjetrën dy monedha pesëdhjetë centëshe dhe pastaj e thërret djalin dhe e pyet: “Hë, djalë, cilën do?” Djali merr dy monedhat pesëdhjetë centëshe dhe largohet. “A s’të thashë?” i tha berberi. “Asnjëherë nuk zë mend ai djalë!” Pak më vonë, kur po largohej, klienti sheh të njëjtin djalë duke dalë nga një dyqan akulloresh. “Ej djalë! A të të bëj një pyetje? Pse more monedhat dhe jo kartëmonedhën?” Djali lëpiu akulloren dhe i tha: “Se po e mora, mbaron loja!”

Në garë kundër ariut

Dy kampistë janë duke ecur nëpër pyll kur papritmas iu del përpara një goxha ari i murrmë, vetëm 15 metra larg. Ariu i sheh kampistët dhe fillon të ecë drejt tyre. Kampisti i parë e hedh në tokë çantën e shpinës, nxjerr shpejt e shpejt një palë atlete dhe fillon t’i veshë me shpejtësi. Kampisti i dytë i thotë: “Ç’po bën? Atletet nuk të ndihmojnë t’ia kalosh ariut”. “Nuk kam pse t’ia kaloj ariu,” ia ktheu kampisti i parë. “Mjafton të ta kaloj ty.”

Nëse deri tani nuk të erdhi fare për të qeshur, mbase duhet të vizitohesh tek doktori e të kontrollosh se mos ke ndonjë gen humori mangët!

Say Cheese!

Thuaj Çiiz!

Të lodhur nga gara proverbiale e miut, një çift i talentuar afrikano-jugor –Stevo Dirnberger dhe Shanel Kartel – i lanë punët e tyre që ngjanin si një garë në rrotën e miut, shitën gjithçka kishin dhe filluan të udhëtonin rreth botës. Por ajo që e bën këtë shumë argëtuese është se kudo që shkonin ata i dokumentonin udhëtimet duke bërë fotografi interesante të botës së egër atje!

Argëtimi është kudo rreth nesh.

Kartel dhe Dirnberger shpjeguan se si i kapën fotografitë e tyre humoristike: “Gjithmonë kemi qenë pasionantë për portretet e kafshëve. Për të kapur stilin e fotografisë që po kërkonim, përdornim lente me kënd të gjerë dhe na duhej të shkonim shumë afër subjekteve, diçka që në vetvete është e vështirë.”

Kjo qasje disi e pazakontë për të dokumentuar udhëtimet e tyre i ka dhënë atyre vëmendje të papritur në mediat sociale. Kjo ishte diçka e papritur për ta.

Nuk habitemi që udhëtimet tona dhe mënyra jonë për të krijuar kujtime ka ndezur interesin në gjithë botën; ideja e udhëtimit rreth botës për të bërë gjërat që të pëlqejnë me personin që do është si një ëndërr.

Mund t’i ndjekësh ata dhe aventurat e tyre duke fotografuar kafshët në howfarfromhome.com ose në Instagram në @howfarfromhome

Central Sweden, Lake District
Johannesburg, South Africa
Salzburg Zoo, Salzburg, Austria
Seekirchen am Wallersee, Austria
Salzburg Zoo, Salzburg, Austria
Trasti Og Trine Husky Lodge, Alta, Norway

Vetëm thuaj ‘Po’

VETËM THUAJ ‘PO’

Shfaq anën tënde pozitive.

Qeniet njerëzore janë shumë të kujdesshme. Ne priremi të shkojmë gjithmonë drejt rrugës së sigurt dhe kjo shpesh do të thotë të humbasim mundësitë për shkak të frikës nga të papriturat. Por nëse nuk e provon, nëse asnjëherë nuk thua ‘Po’, atëherë mund të humbasësh shumë lehtë momentet më të bukura të jetës.

E kupton, ‘Po-ja’ ka pak magji në vete. Si fillim, është fjalë pozitive e cila menjëherë nënkupton se je gati për një fillim emocionues. Gjithashtu është një lloj angazhimi në gjëra të reja – dhe të provosh diçka të re e interesante ia vlen gjithmonë.

Kur vendos se ‘Jo-ja’ nuk do të jetë në alternativat e tua, atëherë ti e hap veten ndaj një sërë rrethanash dhe mundësish të reja.

Nëse ende nuk je bindur, këtu gjen pesë arsye të tjera pse të thuash ‘Po’ gjatë jetës:

Të thuash ‘Po’ është qejf.

Kur themi ‘Jo’, ne refuzojmë më shumë sesa vetëm mundësinë që na vjen, refuzojmë edhe argëtimin që mund të sjellë, atë që ne mund të mësonim nga kjo eksperiencë dhe të tjera aspekte pozitive që mund të shpalosen gjatë rrugës.

‘Po-ja’ është përgjigja për dikë që beson se mund t’ia dalësh.

Ke mundësinë t’i thuash ‘Po’, dikujt që tashmë beson se ti mund t’ia dalësh. Merre si kompliment mundësinë e besimit të dikujt tjetër tek ti dhe fitoje besimin e tij.

‘Po-ja’ hap një derë.

Kur i thua ‘Po’ diçkaje, po pranon të zbulosh çfarë mund të ndodhë më tej. Nëse thua ‘Jo’, mbaron me aq.

‘Po-ja’ tërheq pozitivitet.

TFjala ‘Po’ është ftuese dhe e fuqishme. Është si t’i thuash botës “E kam unë në dorë!” Kur themi ‘Po’, bëjmë më shumë, krijojmë më shumë dhe në fund jetojmë një jetë më kuptimplotë.

Jeta është e shkurtër, sa më shpesh të thuash ‘Po’ aq më shumë do të jetosh.

I famshmi Steve Jobs ka thënë, “Të kujtoja se së shpejti do të vdisja ishte mjeti më i rëndësishëm që kam gjetur ndonjëherë që më ka ndihmuar të marrë vendimet e mëdha në jetë.” Me këtë në mendje, gjej dhe ti mënyra për të thënë ‘Po’ sa herë të mundesh.

Prandaj, herën tjetër që të bëhet pyetja ‘Po’ apo ‘Jo’, zgjidh përgjigjen pozitive – kush e di se çfarë eksperiencash pozitive mund të të sjellë?

Interview With Chief Relaxation Officer And Founder of Tranquini, Ahmed Elafifi In Ecozine From Hong Kong

‘Tranquini, relaxation drink, is a relevant proposition for all countries around the world. There are same consumer tendencies and perceptions, which contributes to the development of relaxation beverage market. In an era where mindfulness is increasingly important to consumers, relaxation beverages would offer the necessary relaxation and a healthy alternative to soft drinks.’

www.ecozine.com/article/tranquini-0 Vazhdoni leximin e Interview With Chief Relaxation Officer And Founder of Tranquini, Ahmed Elafifi In Ecozine From Hong Kong

Even Better Scores In Golf Tournament With Tranquini

Golf requires a lot of concentration and focus in order to achieve good results. Stress, arising from such things as daily issues at work, family obligations or commuting, often prevents golf players from immediately concentrating on the game and producing their best performance. Tranquini makes it possible for golfers to reach the relaxed and balanced state of mind which can help them to achieve the best results. Vazhdoni leximin e Even Better Scores In Golf Tournament With Tranquini