Notice: wpdb::prepare u thirr pasaktësisht. The query does not contain the correct number of placeholders (2) for the number of arguments passed (3). Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni Diagnostikim në WordPress. (Ky mesazh qe shtuar te versioni 4.8.3.) in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-includes/functions.php on line 4192
. Gjithë ai xhaz – TranQuini

Gjithë ai xhaz

Gjithë ai xhaz

Kur dëgjon fjalën “Xhaz”, të vijnë ndërmend klube nëntokë plot me tym duhani, diku në Amerikën e epokës së ndaluar. Imagjinon këngëtarë virtuozë të moshës së mesme, me zë kumbues, tek improvizojnë mbi instrumente dhe rrëmbyeshëm arratisen me melodinë e zhytur në uiski, ndërkohë që, spektatorët rehatohen në karrige lëkure. Por, e vërteta është, se ky ishte vetëm fillimi.

Për Xhimi Hendriks, The Beatles, The Rolling Stones, Xheims Braun dhe shumë të tjerë Xhazi ka qënë frymëzimi më i hershëm, si dhe i fundit. Edhe në Hip Hop dhe Rap influenca e Xhazit është e dukshme, shpesh herë i kthyer edhe në stil të lirë, një numër i pafund me këngë klasike xhazi merren si model dhe riinterpretohen të përshtatura për audiencën moderne.

Ajo që nuk ka ndryshuar me kohën është se xhazi, në të gjitha derivatet e tij, karakterizohet nga tinguj pozitivë dhe plot emocion.

Këtu gjen pesë këngë moderne që ndoshta nuk i ke lidhur kurrë me xhazin më parë të cilat kanë gjetur magjinë e tyre duke marrë si bazë këngë klasike xhazi dhe duke i përpunuar ato. Kështu që, ulu, rehatohu, relaksohu dhe kënaqu ndërsa sjellim për ty xhazin në shekullin e 21të. 

A Tribe Called Quest – Jazz (We Got)

A Tribe Called Quest janë ndër emrat e Hip Hopit më të nderuar dhe me ndikimin më të madh; kjo është kënga e tyre e dashurisë për xhazin. Ka pjesë nga saksofonisti i famshëm Eli “Lucky” Tomson, një bashkëkohës i Xhon Koltrein.

https://youtu.be/cxN4nKk2cfk 

Jay Z – New Day

Emri më i madh në muzikën e sotme solli të pazëvendësushmen Nina Simone përsëri në skenëkur mori si bazë këtë këngë klasike të pavdekshme. Nuancat e xhazit janë të pamohueshme dhe i sollën jetë një zhanëri të fjetur duke lindur dëshirën e madhe për të marrë si model këngët e vjetra klasike.

https://youtu.be/77XUrtPFZ-M 

Lauren Hill & Carlos Santana’s – To Zion

Lauren Hill mund të transportohej me lehtësi nga epoka e artë e Xhazit. Këtu ajo bashkohet me kitaristin legjendar Karlos Santana dhe këndon ‘Ode to Billie Joe” të legjendës së xhazit Lou Donaldson për të rikrijuar këtë këngë klasike me një stil modern, “To Zion”.

https://youtu.be/QZD8FEzxaig 

Ludacris – The Number One Spot

Ludacris është një prej artistëve rep më të njohur të kohëve moderne. Tekstet e tij unike dhe sipërmarrja e zhanrit e kanë çuar repin në një audiencë të shumëllojshme. Asnjëherë kjo nuk ka qenë më e dukshme se sa kur ai iu kthye xhazit duke riprodhuar legjendën Kuinsi Xhons për të provuar ‘Soul Bossa Nova’ për hitin e tij ‘The Number One Spot’.

https://youtu.be/dQW6zMWOnic 

US3 – Cantaloop

Grupi anglez US3 provoi këngën ‘Cantaloupe Island’ të Herbi Hankok për të krijuar ‘Cantaloop’, këngën që është përdorur si kolonë zanore për miliona klube dhe kafe.

https://youtu.be/JwBjhBL9G6U 

Prandaj, qoftë nëse e dije apo jo, ka shumë mundësi të jesh fans i xhazit në zemër.


Notice: Use of undefined constant ICL_LANGUAGE_CODE - assumed 'ICL_LANGUAGE_CODE' in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-content/themes/twentyseventeen/blog_post.php on line 178
You may also like...

Notice: Use of undefined constant ICL_LANGUAGE_CODE - assumed 'ICL_LANGUAGE_CODE' in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-content/themes/twentyseventeen/footer.php on line 164

Notice: Use of undefined constant ICL_LANGUAGE_CODE - assumed 'ICL_LANGUAGE_CODE' in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-content/themes/twentyseventeen/footer.php on line 176