Mos e merr veten kaq seriozisht.

Mos e merr veten kaq seriozisht.

Interneti; për disa është burimi më i madh i informacionit në botë, por për shumicën është vendi ku mund të shpenzojnë orë e orë të tëra duke parë dhe shpërndarë video me mace!

Vetëm kërko për ‘Cat Videos’ në YouTube dhe do të dalin rreth 27 milion rezultate. Në fakt, një redaktor i BuzzFeed e përshkroi një herë YouTube-in si një “Park Virtual Macesh.” Dhe nuk e kishte aspak gabim!

Por, pse?- do pyesnin shumë prej nesh. E vërteta është që– videot e maceve dhe gifs na bëjnë të ndihemi mirë. Në një botë shpesh monotone si e jona, ne themi se është e drejta e gjithëkujt të shijojë pak gëzim kudo qoftë.

Pra, mos u ndje në faj nëse dhe ti bëhesh i varur ndaj këtyre videove. Ulu, relaksohu dhe shijo këtë përmbledhje të 5 videove tona të preferuara me mace.

Unë jam Maru

Maru, një maçok skocez, është vlerësuar si maçoku më i famshëm në internet dhe numëron mbi 300 milion klikime në faqen e tij. Ai ka një dhunti të veçantë për të kërcyer brenda dhe jashtë kutive.

https://www.youtube.com/watch?v=z_AbfPXTKms 

Kotelja surprizë (Origjinalja)

Vetëm kjo video është parë mbi 76 milion herë. Klipi 16 sekondësh tregon një kotele tek reagon adhurueshëm ndaj gudulisjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=0Bmhjf0rKe8 

Macet luajnë me duar, çfarë po thonin…

Një çift macesh luajnë me duar ndërkohë që në sfond dëgjohen zëra njerëzorë. Jepi maces cilësi njerëzore dhe je një fitues i garantuar.

https://www.youtube.com/watch?v=X3iFhLdWjqc 

Maçoku Bane Episodi 1

Nëse ti je një fans i Batmanit nga Christopher Nolan atëherë me siguri këto seri me video zbavitëse do të të tërheqin.

https://www.youtube.com/watch?v=5ywjpbThDpE 

Macja e Tastjerës së Charlie Schmidt! – ORIGJINALJA!

E fundit, por jo për nga rëndësia, një nga videot më origjinale të maceve. Mbi 44 million klikime. Njëlloj me The Beatles, macja e tastjerës ka krijuar një numër të konsiderueshëm albumesh… macesh më shumë se këngësh.

https://www.youtube.com/watch?v=J—aiyznGQ 

Nëse nuk ndihesh pozitiv dhe i relaksuar pasi ke parë këto video, atëherë të rekomandojmë të provosh një Tranquini… ose dy!

Përvjetori i artë

Përvjetori i artë

Të ndash jetën tënde me dikë është një mënyrë e thjeshtë për të luftuar stresin e ditëve të sotme. Thjesht pasja e dikujt në krah është, nga ana psikologjike, një armë e fuqishme ndaj presionit të botës së sotme, kompleksiteti i së cilës sa vjen dhe bëhet më i madh. Përveç kësaj, nuk duhet të harrojmë dhe të gjitha gjërat pozitive që sjell psikologjikisht marrëdhënia intime që kombinon më së miri dhe me krijimin e një raporti shoqëror.

Me zhvillimet e shpejta në mjekësinë moderne, njerëzit sot po jetojnë më gjatë dhe tensioni që na shoqëron për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme përgjatë të paktën pesë dekadave, është gjithashtu në vetvete një presion me të cilin duhet të përballemi.

Le të marrim si shembull Barry and Sharon. Ata sapo kanë festuar përvjetorin e pesëdhjetë të martesës së tyre dhe e quajnë përvjetor të artë sepse rrallëherë në ditë e sotme martesat zgjasin kaq gjatë. Ata kanë rritur fëmijët e tyre të mbarë dhe të aftë, i kanë mbijetuar ngjarjeve katastrofike globale, kanë parë planetin tonë teksa ndryshonte para syve të tyre dhe ata i kanë kaluar të gjitha këto, së bashku.

Sharon thotë: “Të kalosh gjithë jetën tënde me një person është e vështirë. Ata kanë zakone të mërzitshme kur i takon në fillim dhe ata krijojnë zakone të reja edhe më të këqija me kalimin e kohës që do të të bëjnë shpeshherë të humbasësh durimin. Të arrish të qeshësh me to është mënyra e vetme për të qënë bashke, në të mirë dhe në të keq.”

Më poshtë gjeni 5 këshilla nga Barry and Sharon për një martesë të lumtur, të shëndetshme, të gjatë dhe pa stres.

Qesh. Sa më shumë.

Ndonjëherë nuk të ngelet tjetër veçse të qeshësh apo të qash. Unë zgjedh gjithmonë të qesh,” thotë Sharon. Ka disa gjëra që bën Barry që më ngrejnë vërtetë nervat, por kam mësuar se pas gjithë këtyre viteve, ai nuk do të ndryshojë. Prandaj dhe bëj shaka në lidhje me to. Shumicën e kohës.

Mos shko të flesh me nerva.

Gjumi ka shumë ndikim tek humori jonë. Nëse shkojmë të flemë me nerva, do të zgjohemi me nerva dhe një zënkë e vogël do të kthehet në një hatërmbetje një javore që ndërton vetëm armiqësi,” thotë Barry. “Prandaj kur zihemi, mbajmë inat deri para se të flemë dhe pastaj pajtohemi. Ne bëjmë kompromise dhe kështu, mëngjesin tjetër as nuk mbajmë më mend përse u zumë!” shton Sharon.

Mësohuni të qëndroni të ndarë.

“Të qëndroni pak kohë të ndarë nuk do të thotë se martesa juaj mori fund,” thotë Sharon. “Shkoni në udhëtime me miqtë përkatës ose vizitoni nipërit dhe mbesat vetëm. Do i mungoni njëri tjetrit dhe kjo do i bëj ndjenjat që keni për njëri tjetrin edhe më të thella.”

Pyeteni njëri- tjetrin “si të shkoi dita”.

“Pas 25 vjetëve, Sharon nuk më pyeste më për ditën time dhe as unë nuk e pyesja më si e kishte kaluar të sajën. Ne thjesht shihnim televizor dhe shkonim të flinim. Ishte e tmerrshme,” thotë Barry. “Por ne e kuptuam shpejt që kjo nuk ishte një gjë e mirë dhe i thamë njëri tjetrit se, pavaërësisht sa pak apo shumë gjëra na kishin ndodhur gjatë ditës, ne do të gjenim kohë çdo mbrëmje për të folur për to. Kjo nuk do të thotë të raportosh, por të lidhësh jetët dhe eksperiencat.”

Përkëdheluni.

Kontakti fisik midis njerëzve rrit nivelin e endorfinës, hormonit të lumturisë. Kjo ësht dhe një nga arsyet pse çiftet që përkëdhelen qëndrojnë bashkë më gjatë. “Ndërkohë që plakesh, ke gjithmonë e më pak pasion dhe gjithmonë e më shumë vlerësim. Ndjenjat e fuqishme që vijnë pas një përqafimi apo pas një kapje duarsh flasin më shumë se fjalët dhe të japin një ndjesi reale dhe fizike të të paturit dikujt në jetën tënde,” thotë Barry.

Pra, nëse gjetja e dikujt me të cilin të ndash jetën nuk është në krye të listës tënde, ndoshta është koha që ti kapërcesh disa rreshta dhe të jetë në krye- të mirat psikologjike dhe fizike që vijnë si pasojë e kësaj mund të jenë pafund.