Notice: wpdb::prepare u thirr pasaktësisht. The query does not contain the correct number of placeholders (2) for the number of arguments passed (3). Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni Diagnostikim në WordPress. (Ky mesazh qe shtuar te versioni 4.8.3.) in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-includes/functions.php on line 4192
. FUQIA RELAKSUESE E NATYRËS – TranQuini

FUQIA RELAKSUESE E NATYRËS

FUQIA RELAKSUESE E NATYRËS

Fuqia relaksuese e natyrës është dokumentuar prej qindra vitesh – lidhja jonë me Tokën është primitive,- ndërkohë që shumë studime të kohëve të fundit kanë konfirmuar efektin që ka natyra te produktiviteti dhe lumturia jonë.

Megjithatë, të gjesh kohë për të ndenjur rregullisht në natyrë nuk bën mirë vetëm për shpirtin, por edhe për trupin.

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit zbuluan se “performanca në testet e kujtesës dhe vëmendjes është përmirësuar me 20 % pasi pjesëmarrësit në testim shëtitën në natyrë. Kur i njëjti studim u përsërit pasi pjesëmarrësit shëtitën në një rrugë të ngarkuar të qytetit, nuk u vu re asnjë përmirësim në performancën e tyre.”

Atëherë, ku duhet të drejtohemi për të marrë dozën tonë? 

Epo, në botë ka shumë vende të qeta dhe Austria është sigurisht një prej vendeve me një natyrë te mrekullueshme. Madje mund të themi që pjesa më e madhe e austriakëve thithin ajër të pastër, pasi vetëm një e treta e Austrisë është në një nivel më të ulët se 500 metra mbi nivelin e detit.

Por, nuk është vetëm lartësia e këtij vendi që e bën atë kaq të paqtë. Ai është një prej rajoneve më malore të Evropës dhe vendi i liqeneve më të mahnitshme dhe më të mrekullueshme në botë- pa harruar kodrat plot gjallëri.

Prandaj, nëse ke nevojë për pushim dhe qetësi, gjetja e mënyrës për të mbërritur në Austri është ndoshta kura e duhur. Për të të ndihmuar në planifikimin tënd, më poshtë po paraqesim pesë pikat turistike natyrore më të mrekullueshme të Austrisë.

Parku Kombëtar i “Donau – Auen”-it

Parku Kombëtar i “Donau – Auen”-it ndodhet në të dalë të Vjenës dhe është këneta e fundit në Evropën Qendrore, vendi ku lumi ikonik i Danubit vazhdon të rrjedhë lirisht. Lumi i përmbyt ende rregullisht fushat që ndodhen rreth e rrotull, të cilat përbëjnë habitatin kryesor të zogjve dhe faunës e florës të pasur. Ky park kombëtar, i cili ka një bukuri të qetë, eksplorohet më së miri duke ecur në këmbë, duke ngarë biçikletën ose duke vozitur me varkë.

Seegrotte Hinterbrühl

“Seegrotte”, që në shqip do të thotë “shpellë lumore”. Ai ndodhet në Hinterbrühl dhe është liqeni më i madh nëntokësor në Evropë. Edhe pse, nga ana teknike, nuk është shpellë natyrore, por një minierë artificiale e gipsit, Seegrotte-a është një pjesë interesante mbresëlënëse e natyrës së Austrisë. Pas rrëzimit të tavanit të minierës në vitin 1912, një pjesë e minierës u mbush me ujë, duke krijuar kështu një liqen të stërmadh nëntokësor, i cili mund të eksplorohet me varkë.

Liqeni i “Hallstatt”-it

Liqeni i “Hallstatt”-it është një prej shumë liqeneve mahnitës malorë të Austrisë. Qyteti i Hallstatt-it dhe liqeni janë, në fakt, një prej destinacioneve më të fotografuara në botë. Liqeni dhe rrethinat e tij janë të përkryera për vozitje, peshkim, ecje në mal, alpinizëm dhe çiklizëm.

Shpella e akullit e “Eisriesenwelt”-it

Shpella e akullit e “Eisriesenwelt”-it, që ndodhet në një vend ideal, jo larg jugut të Salzburgut, është shpella akullnajore më e madhe në botë dhe pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO-ja. Në shqip, emri i saj do të thotë “Bota e Gjigantëve të Akullit”. Në këtë labirint të akullt, ndodhen shpella me një gjatësi më të madhe sesa 40 kilometra. Kjo shpellë akulli është vendi i stalaktiteve dhe stalagmiteve të stërmëdha të akullit, korridoreve të gjera dhe formacioneve magjepsëse të akullit.

Parku Kombëtar i “Thayatal”-it

Parku Kombëtar i “Thayatal”-it ndodhet në kufirin midis Austrisë dhe Republikës Çeke dhe krenohet me panoramën e kështjellave, luginave përrallore, luleve dhe pyjeve. Njëherazi shtëpi e shumë kafshëve të egra, duke përfshirë edhe disa specie fare të rralla, ky park kombëtar i paqtë i fton vizitorët të veshin çizmet e marshimit, të hedhin çantat shpinës, e të marrin rrugën drejt natyrës.

Nëse Austria është shumë larg për ty, thjesht gjej një park pranë vendit ku jeton ose shko në kopshtin e shtëpisë, hiq këpucët dhe ndjeje tokën nën këmbë – do të falënderosh veten më vonë.


Notice: Use of undefined constant ICL_LANGUAGE_CODE - assumed 'ICL_LANGUAGE_CODE' in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-content/themes/twentyseventeen/blog_post.php on line 178
You may also like...

Notice: Use of undefined constant ICL_LANGUAGE_CODE - assumed 'ICL_LANGUAGE_CODE' in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-content/themes/twentyseventeen/footer.php on line 164

Notice: Use of undefined constant ICL_LANGUAGE_CODE - assumed 'ICL_LANGUAGE_CODE' in /home/capemorris/websites/tranquini_dev/wp-content/themes/twentyseventeen/footer.php on line 176