Fuqia e jogës

Fuqia e jogës

Një guidë për në botën e jogës.

Në kohët moderne, joga është e barasvlershme me aerobinë. Ngrohëset e leshta të këmbëve dhe kordelet e flokëve të viteve tetëdhjetë u kanë lënë vendin pantallonave elegante, bluzeve të shkurtra dhe çantave plot fantazi të jogës. Por, për çfarë bëhet gjithë kjo rrëmujë?

Ka debate lidhur me origjinën e saktë të jogës, por ekziston një konsensus i përgjithshëm se fillesat e saj janë në Indi, diku tek 5000 vite më parë. Gjatë historisë së jogës, traditat dhe stilet e saj kanë evoluar dhe ndryshuar. Ato janë praktikuar nga hindutë, budistët, sufistët dhe nga besime të tjera fetare.

“Ndërkohë që fokusi i jogës ndryshon nga njëri stil në tjetrin, qëllimi i jogës, përgjatë historisë, ka mbetur i njëjtë: të ndihmojë njerëzit që të ndërgjegjësohen për natyrën e tyre,” thotë Andrea Jain-i, asistent profesor i Studimeve Fetare në Universitetin e Indianës.

“Joga është një shteg drejt ndriçimit të mendjes,” shkruan për New York Times Ganesh Das-i, drejtori i Shkollës së Jogës “Jivamukti” në Nju Jork. “Joga zvogëlon egoizmin, duke na ndërgjegjësuar më shumë për përgjegjësitë tona ndaj komunitetit dhe më gjerë: njerëzve të tjerë, kafshëve dhe mjedisit tonë të përbashkët.”

Megjithatë, kohët e fundit, ky kuptim i thellë i jogës ka mbetur disi prapa krahasuar me një përdorimin më të gjerë të saj për të qenë fizikisht në formë dhe të shëndetshëm. Cilido qoftë motivi, thjesht praktikimi i frymëmarrjes, i kombinuar me ushtrime fizike, zvogëlon stresin dhe ankthin dhe i bën mirë trupit, shpirtit dhe zhvillimit të një pikëpamjeje pozitive për jetën. Ekziston një stil i veçantë që i përshtatet çdo personi në kuptimin e parë të fjalës.

Më poshtë gjen 5 format më të praktikuara dhe më të njohura të jogës dhe përfitimet prej tyre.

Hatha

Hatha është sot për sot forma më e praktikuar e jogës në Shtetet e Bashkuara. Ajo përqendrohet tek frymëmarrja, mbajtja e pozave dhe qetësimi i mendjes. Të gjitha këto përbëjnë bazat e çfarëdo praktike të jogës. Hatha është e përkryer për fillestarët.

Vinyasa

Vinyasa është e ngjashme me Hatha-n, por ka një ritëm më të shpejtë dhe është më e orientuar drejt stërvitjes fizike. Pozat e ndryshme formojnë së bashku një zinxhir lëvizjesh që sinkronizohen me frymëmarrjen. Theksi vihet tek frymëmarrja dhe momenti i marrjes së pozave të ndryshme, si dhe ndryshimit të këtyre të fundit duke kaluar nga një pozë tek tjetra.

Bikram

Joga e llojit “bikram” është e njohur si joga e nxehtë. Ajo ka të bëjë me një varg prej 26 pozash, të cilat realizohen në një ambient të ngrohtë, i cili imiton klimën e vendlindjen e jogës: Indisë. Ambienti i ngrohtë natyrshëm nxit më shumë fleksibilitet, çlirim nga toksinat dhe parandalim të lëndimeve të mundshme.

Ashtanga

Ashtanga bazohet në gjashtë poza, vështirësia e të cilave rritet nga njëra te tjetra, duke bërë të mundur të ushtrohesh sipas ritmit që të përshtatet. E njohur edhe si “joga e fuqisë”, ky lloj i jogës do të mbajë në lëvizje, teksa kalon nga njëri pozicion në tjetrin në një cikël konstant gjatë gjithë praktikës.

Kundalini

Kjo formë e antike e jogës është sfiduese si nga aspekti fizik, ashtu edhe nga ai mendor. Kundalini kombinon aspektet fizike, mendore dhe shpirtërore të jogës, duke u përqendruar tek zgjimi i energjisë në fundin e shpinës dhe ngritjen e saj lart. Krahas marrjes së pozicioneve trupore, përgatituni të thoni edhe disa psalme, të bëni ca meditim dhe disa ushtrime frymëmarrjeje.

Pra, nëse je në kërkim të një mënyre për të ushtruar plotësisht mendjen dhe trupin, zgjidh një stil dhe kërko një Shala (studio): ka gjasa që pranë teje të ketë kush e di se sa prej tyre.

FUQIA RELAKSUESE E NATYRËS

FUQIA RELAKSUESE E NATYRËS

Fuqia relaksuese e natyrës është dokumentuar prej qindra vitesh – lidhja jonë me Tokën është primitive,- ndërkohë që shumë studime të kohëve të fundit kanë konfirmuar efektin që ka natyra te produktiviteti dhe lumturia jonë.

Megjithatë, të gjesh kohë për të ndenjur rregullisht në natyrë nuk bën mirë vetëm për shpirtin, por edhe për trupin.

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit zbuluan se “performanca në testet e kujtesës dhe vëmendjes është përmirësuar me 20 % pasi pjesëmarrësit në testim shëtitën në natyrë. Kur i njëjti studim u përsërit pasi pjesëmarrësit shëtitën në një rrugë të ngarkuar të qytetit, nuk u vu re asnjë përmirësim në performancën e tyre.”

Atëherë, ku duhet të drejtohemi për të marrë dozën tonë? 

Epo, në botë ka shumë vende të qeta dhe Austria është sigurisht një prej vendeve me një natyrë te mrekullueshme. Madje mund të themi që pjesa më e madhe e austriakëve thithin ajër të pastër, pasi vetëm një e treta e Austrisë është në një nivel më të ulët se 500 metra mbi nivelin e detit.

Por, nuk është vetëm lartësia e këtij vendi që e bën atë kaq të paqtë. Ai është një prej rajoneve më malore të Evropës dhe vendi i liqeneve më të mahnitshme dhe më të mrekullueshme në botë- pa harruar kodrat plot gjallëri.

Prandaj, nëse ke nevojë për pushim dhe qetësi, gjetja e mënyrës për të mbërritur në Austri është ndoshta kura e duhur. Për të të ndihmuar në planifikimin tënd, më poshtë po paraqesim pesë pikat turistike natyrore më të mrekullueshme të Austrisë.

Parku Kombëtar i “Donau – Auen”-it

Parku Kombëtar i “Donau – Auen”-it ndodhet në të dalë të Vjenës dhe është këneta e fundit në Evropën Qendrore, vendi ku lumi ikonik i Danubit vazhdon të rrjedhë lirisht. Lumi i përmbyt ende rregullisht fushat që ndodhen rreth e rrotull, të cilat përbëjnë habitatin kryesor të zogjve dhe faunës e florës të pasur. Ky park kombëtar, i cili ka një bukuri të qetë, eksplorohet më së miri duke ecur në këmbë, duke ngarë biçikletën ose duke vozitur me varkë.

Seegrotte Hinterbrühl

“Seegrotte”, që në shqip do të thotë “shpellë lumore”. Ai ndodhet në Hinterbrühl dhe është liqeni më i madh nëntokësor në Evropë. Edhe pse, nga ana teknike, nuk është shpellë natyrore, por një minierë artificiale e gipsit, Seegrotte-a është një pjesë interesante mbresëlënëse e natyrës së Austrisë. Pas rrëzimit të tavanit të minierës në vitin 1912, një pjesë e minierës u mbush me ujë, duke krijuar kështu një liqen të stërmadh nëntokësor, i cili mund të eksplorohet me varkë.

Liqeni i “Hallstatt”-it

Liqeni i “Hallstatt”-it është një prej shumë liqeneve mahnitës malorë të Austrisë. Qyteti i Hallstatt-it dhe liqeni janë, në fakt, një prej destinacioneve më të fotografuara në botë. Liqeni dhe rrethinat e tij janë të përkryera për vozitje, peshkim, ecje në mal, alpinizëm dhe çiklizëm.

Shpella e akullit e “Eisriesenwelt”-it

Shpella e akullit e “Eisriesenwelt”-it, që ndodhet në një vend ideal, jo larg jugut të Salzburgut, është shpella akullnajore më e madhe në botë dhe pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO-ja. Në shqip, emri i saj do të thotë “Bota e Gjigantëve të Akullit”. Në këtë labirint të akullt, ndodhen shpella me një gjatësi më të madhe sesa 40 kilometra. Kjo shpellë akulli është vendi i stalaktiteve dhe stalagmiteve të stërmëdha të akullit, korridoreve të gjera dhe formacioneve magjepsëse të akullit.

Parku Kombëtar i “Thayatal”-it

Parku Kombëtar i “Thayatal”-it ndodhet në kufirin midis Austrisë dhe Republikës Çeke dhe krenohet me panoramën e kështjellave, luginave përrallore, luleve dhe pyjeve. Njëherazi shtëpi e shumë kafshëve të egra, duke përfshirë edhe disa specie fare të rralla, ky park kombëtar i paqtë i fton vizitorët të veshin çizmet e marshimit, të hedhin çantat shpinës, e të marrin rrugën drejt natyrës.

Nëse Austria është shumë larg për ty, thjesht gjej një park pranë vendit ku jeton ose shko në kopshtin e shtëpisë, hiq këpucët dhe ndjeje tokën nën këmbë – do të falënderosh veten më vonë.

Tranquini at Turkey's MindBody Festival

The MindBody Festival is an international event offering three days of discovery about wellbeing, health and nutrition. The Festival, held in Istanbul, gave visitors the opportunity to listen to renowned experts who advocate Happy and Healthy Living, meet friends who share similar lifestyle beliefs and create a personalized program from all that was on offer: Yoga, pilates, tai chi, dance, reflexology, tantra, biotherapy and more. Vazhdoni leximin e Tranquini at Turkey's MindBody Festival