Mënyra të pazakonshme shtendosjeje

Mënyra të pazakonshme shtendosjeje

Efektet e stresit në trupin tënd janë më të frikshme se të gjitha novelat e Stephen King të marra së bashku. Nëse ke filluar të ndihesh si një çajnik që lëshon zhurmën e tij fishkëlluese ndërkohë që uji zien, ke dhimbje të vazhdueshme koke, dhimbje gjoksi, presion të lartë të gjakut dhe pagjumësi- këto janë vetëm disa nga pasojat e stresit. Nëse e neglizhon, po e bën trupin tënd të humbasë rezistencën ndaj një sërë sëmundjesh të rrezikshme për jetën. Stresi është shkaktari dhe të gëlltisësh një pilulë për ta luftuar nuk mjafton. Por, çfarë mund të të ndihmojë vërtetë për të larguar stresin janë disa metoda krejt origjinale të renditura më poshtë.

Përgatitu të bësh pak zhurmë

Laji enët rregullisht

Kujdesu për ambientin përreth

Prandaj nëse të duket sikur duhet të kalojë një përjetësi derisa të afrojnë pushimet e ardhshme, thjesht lexo një libër ndërkohë që lan enët dhe më pas plas disa flluska të vogla plastike të mbushura me ajër ndërkohë që mban një lule në flokë!

Të jetosh me një shpatë

Të jetosh me një shpatë

Që në kohët e hershme njerëzit kanë performuar rituale flijimi për të kënaqur Perënditë, zbavitur mbretërit dhe mbretëreshat, për t’i bërë qejfin vjerrës, dhe së fundmi për të impresionuar jurinë e Your Countries Got Talent.

Ji i mprehtë, ruaj qetësinë

Praktikat antike si ecja mbi zjarr, magjepsja e gjarpërinjve dhe gëlltitja e shpatave kanë ekzistuar që para 4000 vjetësh dhe janë praktikuar në Indi nga Fakirët dhe Shamanët. Ndërkohë që ecja mbi zjarr dhe magjepsa e gjarpërinjve praktikohet ende gjerësisht me nivele të ndryshme suksesi, gëlltitja e shpatës vlerësohet më shumë se të gjitha shfaqjet e tjera, kryesisht për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Gëlltitja e shpatës kërkon një meditim përtej materiales, përqendrim të thellë dhe ekzaktësi për të evituar dëmtimin e organeve jetësore. Por, çelësi i suksesit është aftësia për të qëndruar i qetë, të mundësh frikën dhe të mposhtësh reflekset instiktive të trupit. Është mirë të mos hash për të paktën 24 orë nëse s’ke nërmend të shërbesh kebab për ëmbëlsirë.

Por, çfarë pasojash mendoni se mund të ketë nëse gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë?

Një studim i këtyre praktikave zbuloi një sërë incidentesh fatale si çarje e laringut ndërkohë që performuesi mundohej të gëlltiste një shpatë të harkuar apo çarje e ezofagut pasi një papagall i tërhoqi vëmendjen! Mendoj se, në botën e gëlltitjes së sendeve të mprehta ngjarje të tilla janë të pritshme.

Me siguri ka filluar t’iu përzihet nga këto histori dhe në këto momente po pyesni veten se pse një njeri që gëzon shëndet të mirë mendor duhet të gëlltisë një shpatë duke rrezikuar të presë fytin, të gjymtohet apo akoma më keq, të rrezikojë vdekjen dhe e gjithë kjo në praninë e një papagalli gjigant flakërues dhe acarues. Epo, për pjesën më të madhe të performuesve nuk është çështje zbavitjeje më shumë se sa çështje e testimit të limiteve.

Një gjë është e sigurt, duke lënë opinionin personal mënjanë, nëse ke ndërmend të gëlltisësh një shpatë katër këmbë të gjatë bën mire të jesh i mprehtë dhe të jesh praktikuar mirë. Është në të mirën tënde të qëndrosh i ftohtë, i qetë dhe i përqendruar.

Munde tensionin e punës

Munde tensionin e punës

Puna në mënyrë të pashmangshme është një seri detyrash të papërmbushura, me përjashtim të rasteve kur puna që bën është ajo e një testuesi shijeje në një fabrikë çokollate. Mes shumë vështirësive me të cilat mund të përballesh në punë, të tjerë elementë që i komplikojnë gjërat më tej janë kolegët e mërzitshëm, bisedat e zakonshme tek makineta e kafes dhe sigurisht takimet për takime dhe për takimet.

Kështu që, përpara se të të ikë truri duke lexuar një varg emailesh me diskutime boshe, ki parasysh këto pak gjëra që do të të ndihmojnë të mos e humbasësh durimin.

Kërko diellin

Be A Sun Seeker

Nuk ka nevojë për shkencë për të kuptuar pse njerëzit e qeshur cilësohen si njerëz “solar”. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e Vitaminës D që vepron si një antidepresant natyral. Mes të tjerash, ngjyra e bukur e lëkurës pasi ke marrë disa rreze të mira dielli të bën të dukesh më i relaksuar dhe mund të marrësh edhe disa komplimente, që nuk janë asnjëherë tepër. Prandaj gjej momentin për të dalë pak jashtë për të shijuar diellin ose të paktën gjej një dritare të madhe nga ku mund ta shijosh.

Shijo muzikën

Organizohu

Nëse nuk mund të gjesh kohë për të bërë asnjërën nga këto gjëra të thjeshta, atëherë të sugjerojmë një gjë edhe më të thjeshtë; thjesht merr frymë thellë, relaksohu, qëndro pozitiv dhe gjëra të mira do të ndodhin me siguri.

Ëngjëlli i Kuins

Ëngjëlli i Kuins

Pashë një ëngjëll: po ngiste një fuoristradë!

Çdo natë, në një periferi të New York-ut, vullneti, vendosmëria dhe vetëmohimi i jashtëzakonshëm i një njeriu i sjell shpresë atyre që, përveç sigurisë se ai do të vijë, nuk shpresojnë tek asgjë tjetër. Kjo është historia e Jorge Muñoz; Engjëllit të Kuins.

Dimri po vjen në New York dhe rrugëve shkëlqen akulli. Një grup burrash të rreckosur mblidhen natën poshtë shinave të linjës Numër 7, në kryqëzimin e Roosevelt Avenue dhe 73rd Streed.

Janë të veshur me pallto të trasha, me kapele ose kapuçë për t’u mbrojtur nga i ftohti dhe fërkojnë duart nën dorashkat e grisura. Formojnë një rresht në trotuar, i ngulin sytë natës dhe kërkojnë në të një fuoristradë të bardhë.

Lagjia Jackson Height në qarkun e Kuins, aty ku mblidhen burrat, është lagjia e shumë aziatikëve dhe një komuniteti të madh amerikano-latin. Një prej tyre është edhe kolumbiani Jorge Muñoz.

Burrat bisedojnë me njëri tjetrin, ndërsa mbrëmja bie dhe ora shënon 9 dhe presin Muñoz që t’iu sjellë darkën, ashtu si çdo mbëmje tjetër, që prej vitit 2004.

Me të pjerrëta Angazhimi i jashtëzakonshëm i 48-vjeçarit për njerëzit me më pak fat të kësaj lagjeje i ka dhënë atij titullin Engjëlli i Kuinsit. Gjithçka filloi kur ai doli nga një pub një mbrëmje dhe pa në rrugë një grup “punëtorësh ditorë”- të cilët varen nga puna që u del rastësisht me bazë ditore.

Shumë prej tyre ishin, njëlloj si ai, nga shtetet latino-amerikane dhe ishin të pastrehë. Uria ishte diçka e zakonshme në jetën e tyre.

Muñoz pyeste veten: Si ia dalin të blejnë ushqim?

Dhe kështu i lindën një mal me mendime të cilat ushqyen pasionin e Muñoz’s përgjatë 11 viteve të fundit, dhe ato mjaftojnë edhe për të ardhmen. Si fillim, ai foli me pronarët vendas të kateringut për t’i dhënë atij ‘ushqimet e mbetura’ në vend që t’i hidhnin.

Ai e shpërndante ushqimin sapo e merrte, por shpejt filloi të vriste mendjen nëse mund të bënte më tepër.

I kërkoi ndihmë nënës dhe motrës së tij për të gatuar vakte në shtëpi dhe shumë shpejt filloi t’i shpërndante edhe ato me kamionin e tij.

Ndikimi i këtyre veprimeve në jetën e tij ka qenë i madh: “Ka dy vjet që nuk kam parë një film,” u rrëfye ai në New York Times. “Por ndonjëherë dëgjoj muzikë kur i jap makinës.” Motra e tij, duke gatuar aty pranë, shtoi: “Ai nuk ka një jetë të tijën!”

“E di që këta njerëz po më presin,” i tha ai New York Times. “Dhe merakosem për ta. Duhet t’i shikosh si buzëqeshin. Kjo është mënyra si paguhem.”

Munoz përllogarit se ushqimi dhe gazi kushtojnë rreth 400 deri në 450 dollarë amerikanë në javë; ai dhe familja e tij po financiojnë këtë vepër nëpërmjet kursimeve nga rroga e tij.

Dy vjet pas krijimit të projektit për të ushqyerit, ai themeloi një organizatë jo-fitimprurëse të quajtur An Angel in Queens, që do të thotë Një ëngjëll në Kuins.

Tani ai planifikon të kthehet në universitetin Queensboro dhe të diplomohet në administrim biznesi ndërkohë që vazhdon të ushqejë punëtorët ditorë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk ia ka dalë dot mbanë vetëm një mbrëmje kur një stuhi bore bllokoi rrugët. “U ndjeva keq ditën tjetër kur shkova në cepin e rrugës dhe ata thanë se më kishin pritur,” tha Muñoz. “I premtova se nuk do të mungoja më kurrë.”

The Netherlands Celebrates 2016 Together with Journalists & Opinion Leaders

In early 2016, Tranquini took over the Rolling Rock Kitchen in Amsterdam to welcome journalists and opinion leaders to experience the brand. Guests were inspired by the Flow Theory by hearing personal stories of mindfulness. Batul Loomans, founder of Buddha to Buddha, spoke about his journey in building a jewellery and lifestyle brand inspired by the Buddha way of life. Vazhdoni leximin e The Netherlands Celebrates 2016 Together with Journalists & Opinion Leaders

The Netherlands Celebrates 2016 Together with Journalists & Opinion Leaders

In early 2016, Tranquini took over the Rolling Rock Kitchen in Amsterdam to welcome journalists and opinion leaders to experience the brand. Guests were inspired by the Flow Theory by hearing personal stories of mindfulness. Batul Loomans, founder of Buddha to Buddha, spoke about his journey in building a jewellery and lifestyle brand inspired by the Buddha way of life. Vazhdoni leximin e The Netherlands Celebrates 2016 Together with Journalists & Opinion Leaders