Vitin tjetër, ule pak standartin kur të vendosësh objektivat

Vitin tjetër, ule pak standartin kur të vendosësh objektivat

Një nga sfidat më të mëdha në vendosjen e objektivave për Vitin e Ri është se ka shumë mundësi të vendosësh objektiva tepër sfiduese.Vendosja e objektivave jorealiste të bën të dështosh, kjo mund të çojë në humbjen e besimit në vetvete dhe mund të shtojë stresin dhe ankthin. Ndërkaq, qëllimet e vendosura me kujdes dhe të realizueshme mund të të bëjnë më të lumtur në Vitin e Ri që po vjen.

Pranohet gjerësisht se nëse vendosja e qëllimeve bëhet mirë, rritet mundësia e pasjes së një stili jetese më të mirë, që do të ta shpërblejë shpejt. Sigurisht, afrimi i Vitit të Ri, si zakonisht, kërkon bërjen e një sërë listash dhe premtimesh të reja.

Por, vendosja e objektivave gjithmonë u paraprin dy rezultateve: ose i ke arritur ose nuk i ke arritur objektivat. Më poshtë gjen gjashtë mënyra si të sigurohesh se këtë herë do ia dalësh mbanë.

Vendos objektiva të vogla për të arritur një qëllim të madh

Objektivat e përshkallëzuar janë çelësi. Nëse do që të vraposh në një maratonë, objektivi yt si fillim duhet te jetë një 5Kilometërsh. Ki gjithmonë parasysh se në fillim hidhen themelet. Duket sikur kjo është e qartë, por njerëzit gjithmonë demoralizohen kur objektivat janë shumë të largët.

Pyet veten se çfarë kërkon

Askush nuk i di nevojat e tua siç i di ti. Komunikimi është mënyra e vetme e sigurt që njerëzit të dinë se çfarë do ti. Përgjigjia mund të jetë përsëri ‘Jo’. Por, të paktën të paktën çdo gjë përfundon.

Mos e konsidero rënien në peshë si zgjidhje

Nëse po, je i humbur që në fillim. Vendosja e një qëllimi për rënie në peshë krahasuar me peshën para pushimeve të fundvitit do të thotë të caktosh një rrugë drejt shkatërrimit. Nëse je si miqtë e mi, atëherë me siguri i ke shtuar disa kile gjatë festave, që do të thotë se qëllimi për të rënë në peshë 5 kg ka shumë mundësi të jetë 8 kg. Do të dorëzohesh që para se të nisësh.

Shkruaje

“Vitin tjetër, do të bëj më shumë aktivitet fizik” thonë gjithmonë të gjithë. Por e thëna me të bërë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Në vend të kësaj, shkruaji qëllimet që ke dhe pastaj bëj një hap më tej duke i kërkuar një profesionisti që të vendosë objektiva për ty. Pasi të kesh harxhuar disa para për një program, qoftë ky një program i të ngrënit shëndetshëm, program çiklizmi, noti apo palestre, ka shumë mundësi t’i përmbahesh. Zgjidh diçka dhe vëri një qëllim vetes!

Zgjidh një

“Këtë vit do ta laj makinën çdo fundjavë, do ta shëtit qenin dy herë në ditë, do të blej ushqime të freskëta në mëngjes, do të pi më pak kafe, do ta bëj bukën vetë…” Ouuu, me ngadalë T’i vendosësh të gjithë çipsat tek e kuqja mund të jetë një strategji e dyshimtë në kazino, por kur bëhet fjalë për objektivat, duke vendosur më pak të tilla, në fakt je duke bërë më shumë. “Duhet shumë vëmendje dhe vigjilencë për të bërë shumë ndryshime njëkohësisht,” thotë psikologu Ian Newby-Clark. Më mirë zgjidh një ndryshim të madh dhe përqëndrohu aty.

Ki durim

Pothuajse çdo gjë që kërkon të ndryshosh është duke të dhënë kënaqësi për momentin. Sidoqoftë, ndryshimi i vërtetë kërkon punë dhe angazhim. “Duhet një javë ose më shumë që të fillosh të ndjesh dobitë e të mos ngrënit brumëra ose sheqer, ose të përshtatesh me një regjim të ri me aktivitetin fizik ose të ndalosh veten nga shpërqendrimet dixhitale,” thotë sërfisti i madh legjendar Laird Hamilton në Revistën Men. “(Në fakt, si fillim do të ndihesh më keq para se të ndihesh më mirë.) Çelësi është të mos dorëzohesh vetëm sepse nuk po i shikon ndryshimet menjëherë. Duro pak dhe rezultatet do të bëhen motivimi yt.”

Të bësh muzikë në një xhep

Të bësh muzikë në një xhep

Shumë pak njerëz arrijnë ta kuptojnë dhe ta besojnë konceptin e “Feel the Flow”për muzikantët. Një muzikant përpiqet fort për ta arritur si gjendje sa herë që merr një penzë, shtyp një tast ose godet një cimbal. E quajnë ‘të bësh muzikë në një xhep’.

Ky term mistik për gjetjen e një xhepi gjendet në pjesën e ritmit dhe basit të çdo pjese muzikore. Publiku mund të mos e kuptojë kur ai gjendet, por nëse ndalon dhe vështron turmën arrin ta kuptosh menjëherë; këmbët godasin, kokat tunden, sytë mbyllen dhe të gjithë duket se janë të lidhur dhe kombinohen me njëri-tjetrin – pa e ditur, pa e diskutuar më parë. Jo më kot thonë se muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të kapërceje ndryshimet në gjuhë e kufij – ‘të bësh muzikë në një xhep’ është çelësi për të hapur këtë horizont për muzikantët dhe për audiencën.

Nga këndvështrimi i një muzikanti të luash në xhep’ lidhet në fakt me bashkëpunimin në grup– ka të bëjë me gjetjen e një hapësire ku individët dhe aftësitë e tyre kombinohen së bashku për të krijuar një forcë të vetme. ‘Të bërit muzikë në një xhep” është lidhësja që bashkon individët e një grupi, kombinon aftësitë e tyre dhe e kthen grupin në një bandë. Nuk e teprojmë kur themi se një baterist dhe dikush që i bie basit mund të gjejnë xhepin së bashku, kombinimi është aq i fuqishëm sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhe efekti është i prekshëm.

Është kombinimi ai që e kthen një grup muzikor në një bandë.

Le të japim një shembull. Njëherë, ajo që atëherë ishte e dashura ime, më mori me zor në koncertin e një bande muzikore që nuk e njihja. Kalova kohën më të bukur të jetës time. Ishte vërtet mahnitëse; më mirë se çdo koncert me emër ku kisha qënë. Çdo këngë dukej sikur ishte e destinuar të ishte një hit. Sapo dola, bleva menjëherë albumin e tyre të fundit. E urreva. Jam i bindur se arsyeja është kjo; live, atë natë, ata gjetën xhepin e tyre dhe unë e ndjeva – diçka që me sa dukej nuk kishin mundur të gjenin në ambientin e ftohtë dhe formal të një studioje.

Vite më vonë, një koleg i imi i cili ishte një adhurues i çmendur i Bruce Springsteen më tregoi më shumë në lidhje me këtë. Ai tha; “Springsteen asnjëherë nuk këndon të njëjtat këngë dy herë. Asnjëherë. Banda e tij muzikore e di këtë gjë. Ata e njohin. Ai mund ta ndryshojë listën e këngëve në çfarëdo lloj momenti duke e zgjedhur nga një album me qindra këngë dhe banda e tij e gjen ‘në xhep’ menjëherë. Kaq të koordinuar janë. Kjo është arsyeja pse ai është ‘Bosi’. Kjo është arsyeja pse mënyra më e mirë për ta shijuar muzikën e tij është Live.”

Kjo eksperiencë e spontanitetit, lehtësisë, bashkëpunimit, përsosmërisë, është pikërisht ajo të cilës i referohemi kur themi; Feel the Flow.