Not Just Child's Play

Bëje fantastike gjithçka që të rrethon në punë

Pyet këdo që ka shkelur ndonjëherë mbi një copë Lego, ndërsa mban në dorë një gotë verë, nëse loja me blloqe ndërtimi mund të shkaktojë ankth apo jo dhe do të marrësh përgjigjen e fortë “Po”. Por, psikologët e sjelljes po e vlerësojnë si burim relaksi meditativ për të rriturit. Duket se edhe të rriturit kanë nevojë për të luajtur.

Kanë ikur ditët kur Lego ishte vetëm një mënyrë shpërqendrimi për fëmijët. Edhe filmi “The Lego Movie”i 2014-ës, me fjalët e mençura dhe Policin e Mirë dhe Policin e Keq skizofrenik mblodhi më shumë të rritur se fëmijë.

Ish ylli i Manchester United dhe Anglisë, David Beckham e quan veten adhurues të kësaj loje duke thënë se ndërtimi me blloqet plastike e ndihmon të relaksohet në fund të ditës. “Kur vijnë fëmijët nga shkolla, shpesh luajmë lojën e tyre të preferuar,” u tha ai gazetarëve britanikë vitin që shkoi. “Atyre u pëlqen shumë Lego. Po kështu edhe mua. Mendoj se Lego më ndihmon të qetësohem.”

Loja ka treguar se përmirëson funksionin e trurit.

“Lego është më shumë sesa thjesht një lodër, është shprehje e kreativitetit,” tha CEO i Lego-s Jorgen Vig Knudstorp për The Telegraph në 2014-ën. “Shikojmë shumë të rritur që janë shumë të angazhuar me të. Me Lego mund të bësh gjëra mahnitëse, gjëra që nuk do t’i imagjinoje kurrë. Njerëzve thjesht u pëlqen të ndërtojnë gjëra. Është një instikt i brendshëm i çdo qënieje njerëzore.”

Knudstorop, raporton Huffington Post, i investon paratë aty ku duhet dhe kur bëhet fjalë për përdorimin e Lego si mjet për të nxitur njerëzit të eksperimentojnë, ai ngriti një sistem të mirëfilltë konsultimi të quajtur Serious Play. Sipas këtij sistemi ekzekutivët duhet të punojnë me sete të veçanta Lego-je bashkë me asistentët e tyre si në një punë grupi. Serious Play stërvit asistentët që të punojnë me ekzekutivët dhe të përfshihen në një “proçes pasionant dhe praktik për ndërtimin e vetëbesimit, angazhimit dhe njohurisë.”

Psikoterapistja Philippa Perry, autore e“How to Stay Sane”, evidenton fuqinë e lojërave te të rriturit, duke thënë për “the Guardian” se loja mbron funksionin e trurit dhe stimulon imagjinatën duke na ndihmuar të jemi fleksibël.

Në një botë ku telefonat bien vazhdimisht dhe stresi i punës të ndjek kudo, po bëhet gjithnjë e më e pranuar se lojërat mund të ofrojnë pak pushim nga stresi i jetës së përditshme. Studimi tregon gjithashtu se lojërat mund të lehtësojnë stresin, të përmirësojnë funksionin e trurit dhe të përmirësojnë marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë.

Prandaj, merr një set Lego, hyr në zyrë dhe futju punës për t’u bërë “I madh”. Nuk ka nevojë për udhëzime.

Marramendja nuk ka të bëjë fare me prindërimin

Marramendja nuk ka të bëjë fare me prindërimin

Është e vërtetë, një gjest mirësjelljeje meriton të pasohet me një të dytë.

Historia e Xhorxhias është një shembull perfekt. Ashtu si shumë nëna të reja, ajo nuk kishte udhëtuar ndonjëherë me fëmijën e saj katër muajshe. Ishte nervoze dhe e lodhur nga mungesa e gjumit një natë më parë, por gjithçka ia vlente, pasi ajo do t’ia tregonte fëmijën për herë të parë familjes së saj.

Pasi arriti të hipte me sukses në avion, bashkë me valixhen e dorës dhe me foshnjen në krahë, ajo u ul në vendin e saj. Menjëherë e kuptoi se burri që ishte ulur pranë saj u mërzit që do të udhëtonte ne krah të një nëne me fëmije të vogël. U duk sikur fëmija e Xhorxhias e ndjeu tensionin pasi filloi menjëherë të ankohej dhe të qante. Dhe e qara nuk ndalonte. Në siklet dhe e stresuar, Xhorxhia thirri stjuardesën dhe e pyeti nëse kishte vende të tjera të lira. Fatmirësisht kishte dhe Xhorxhia së bashku me fëmijën e saj u ulën pranë një gruaje që po udhëtonte vetëm.

Gruaja i kërkoi Xhorxhias, që i ishin mbushur sytë me lot, nëse mund ta mbante fëmijën. Ajo e ngriti fëmijën te dritarja dhe brenda pak sekondash, ajo pushoi së qari. Pas pak, gruaja e mbështeti me kujdes në krahët e saj dhe e vuri në gjumë.

Nuk kishte fjalë për të përshkruar mirënjohjen e Xhorxhias. Janë pikërisht historitë si kjo, ato që theksojnë fuqinë e të bërit mirë në jetën e përditshme. Një gjest i vogël mirëkuptimi dhe mirësie e ktheu një përvojë të hidhur në një kujtim të këndshëm.

Në fakt, studime të shumta shkencore kanë treguar se një gjest mirësjelljeje ka një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe në rritjen e prodhimit të serotoninës në tru. Serotonina është një lëndë neurokimike që çlirohet natyrshëm, ka efekt qetësues, rregullon humorin njihet si substanca e “të ndjerit mirë.”

Njerëzit që veprojnë me mirësjelljeje ndihen më të lumtur me kalimin e kohës,” thotë Sonja Lyubomirsky, Ph.D., profesoreshë e Universitetit të Kalifornisë, Riverside. “Kur sillesh mirë me të tjerët, ndihesh mirë si person, me moral më të lartë, optimist dhe pozitiv,” tha ajo për Huffington Post.

Mirësia është ngjitëse; vëri qëllim vetes të bësh të paktën një akt mirësie në ditë. Kjo mund të jetë të ndihmosh një të moshuar të kalojë rrugën ose t’i mbash çantën dikujt; mund të jetë kaq e vogël sa thjesht të pyesësh shitësin te kasa si po ia kalon. Të sillesh mirë është një sjellje që ja vlen, prandaj, herës tjetër që je me nerva, çlodhu, merr frymë thellë, provo dhe vëre veten në vendin e tjetrit; ka shumë mundësi që të dy të ndiheni më mirë pas një gjesti mirësie.

Një shqetësim më pak…

Një shqetësim më pak…

Ndihmon trurin të përqëndrohet dhe të qetësohet në mënyrë natyrale.

Bota në 2016-ën është një vend plot stres. Ka më shumë njerëz, më shumë zhurmë, më pak burime dhe më pak kohë. Na duhet ndihmë. Dhe, duket se ka ardhur në formën e L-theaninës.

Studimet e fundit kanë treguar se L-theanina ndihmon në luftimin e problemit të zakonshëm të tendosjes të sistemit nervor. Tendosja nënkupton që sistemi nervor po zhvillon disa fërkime dhe krijon simptoma si ankthi, pagjumësia, mungesa e përqendrimit, vese të ndryshme dhe mbart rrezikun e shkaktimit të shqetësimeve më serioze të shëndetit mendor.

Kur lihet pa u trajtuar, stresi mund të ndikojë në perceptimin e pandërgjegjshëm të trurit, si edhe të shkaktojë simptoma të ndryshme në nervat gjatësore (shqelmime të pavullnetshme) ose në nervat fundore (dhimbje ose ndjesi të tjera të sikletshme).

Një sërë ushqyesish ndihmojnë për të stabilizuar dhe qetësuar këtë gjendje. Tani është e qartë se L-theanina është një shtesë e shkëlqyer e kësaj liste.

Një studim ka treguar se 200 mg L-theaninë në ditë redukton ankthin dhe tensionin e gjakut, ndërkohë që përmirëson humorin te individët me nivel të lartë stresi. Ky studim ka treguar se L-theanina arrin të ulë tensionin nervor dhe të ndihmojë kështu në reduktimin e mbingarkesës nervore të shkaktuar prej stresit.

Shkalla e tendosjes së nervave gjatë ditës përcakton se në cilën fazë je me problemet e gjumit gjatë natës. U krye një studim duke u dhënë djemve me ADHD, 400 mg L-theaninë në ditë dhe u vu re se se gjumi i tyre u përmirësua ndjeshëm. Gjumi prishet nga nervat e mbitendosura. Sa më të qeta të jenë nervat e tua gjatë ditës, aq më shumë përmirësohet gjumi yt gjatë natës.

Kombinimi i problemeve të gjumit edhe me ankthin çon në një nevojë të madhe për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, një zgjidhje të përkohshme për “dhimbjen e trurit.” Ekzistojnë shumë substanca që mund të japin lehtësim të përkohshëm, përfshirë ushqimet e gatshme, cigaret, alkooli, hashashi, etj., por këto krijojnë varësi ndaj vetë këtyre substancave dhe si pasojë edhe varësi ndaj veseve.

Tensioni intensiv mund të destabilizojë perceptimin e pandërgjegjshëm të trurit, duke rezultuar në shkallë të ndryshme të problemeve më të mëdha të shëndetit mendor. Një shembull është skizofrenia, në të cilin perceptimi i turbullt i realitetit lidhet me aktivitetin e lartë nervor. Një grup kërkimor ka kryer disa studime për ndikimin e L-theaninës tek ky grup pacientësh.

Duhet kohë për të ndryshuar nervat, dhe ushqyerja është një mjet që mund të ndihmojë për t’i çuar në drejtimin e duhur. Tashmë ka shumë të studime që mbështesin përdorimin e L-theaninës për të ndihmuar në përmirësimin e nervave tepër të tendosura, një problem shëndetësor i zakonshëm për shumë njerëz në ditët e sotme, kur presioni i stresit bën kërdinë. Këto probleme duhet të kapen që në fillim, pasi priren të përkeqësohen me kalimin e kohës duke rritur kështu rrezikshmërinë për shkaktimin e një sërë problemesh nervore dhe duke e bërë më të vështirë kurimin e tyre dhe ruajtjen e shëndetit mendor.

Coming together in Vienna

Vienna, the birthplace of Tranquini, recently played host to an event for Tranquini?s investors, partners and team members.

Some 120 people from 28 countries attended the conference and heard first-hand about our philosophy, current results and future direction, as well marketing and communications plans designed to maximise Tranquini?s exposure in current and new markets.